Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Lifestyle

Si ta kuptoni që jeni prindër toksik?!

Sipas studimeve, dhuna psikologjike e prindërve tek fëmijët u shkakton atyre probleme, pasojat e të cilave vihen re dhe kur ata rriten. Të krijoni një mjedis toksik ku fëmija ndihet i pasigurtë dhe i shqetësuar është një problem vërtet i madh. Më poshtë zbuloni se kur dhe pse ju jeni prindër toksik, në mënyrë që ta shmangni diçka të tillë.

1.  Mos krahasoni fëmijët me njëri-tjetrin

Si një prind, është e pamundur që mos të vini re ndryshime mes fëmijëve tuaj. Megjithatë sipas psikologëve është mirë të mos krahasoni fëmijët me njëri-tjetrin. Fëmijët që janë krahasuar gjithnjë me të tjerët, mund të kenë më tepër stres gjatë rritjes dhe më pak vetëbesim.

2.  Mos i ngarkoni fëmijët me problemet tuaja

Të gjithë kemi problemet tona dhe ato mund të jenë tepër të vështira për t’u përballuar. Është mirë të flisni për to dhe të shprehni emocionet tuaja. Mëgjithatë, kur bëhet fjalë për fëmijët tuaj, çështja ndërlikohet. Ju duhet të jeni të kujdesshëm në biseda me ta dhe të dini çfarë diskutoni në bazë të moshës së tyre.

3.  Mos shmangni ndjenjat e tyre

Ju nuk duhet të shmangni ndjenjat e tyre dhe as t’i nënvlerësoni ato. Ju duhet të flisni me ta për ndjenjat e tyre dhe t’i lejoni të shprehen pa patur frikë. Edhe pse janë të vegjël, nuk do të thotë se nuk kanë emocione.

4.  Jepini mësime në formën e duhur

Shpeshherë prindërit u japin dënime fëmijëve në vend të këshillave që aq shumë u nevojiten. Dënimet jo gjithnjë sjellin rezultatin e duhur, ndaj vlerësojeni situatën e më pas merrni një vendim.

5.  Kritikojeni ata vetëm kur duhet

Kur ju i kritikoni fëmijët më shpesh seç duhet, kjo mund t’u lëndojë ndjenjat. Një studim tregon se fëmijët me prindër shumë kritikë, i bën këta fëmijë më pak të ndjeshëm ndaj emocioneve të të tjerëve. Kritikat e tepërta u ul këtyre fëmijëve mundësinë për të lexuar njerëzit.

6.  Mos i kritikoni me fjalë të ashpra dhe ofenduese

Sa më shpesh të përdorni fjalë negative me fëmijët, aq më tepër u dëmtoni vetëbesimin atyre. Kjo gjë mund të ndryshojë mënyrën si ata e trajtojnë veten. T’i quani ata të turpshëm apo të rrëmujshëm madje në moshë të re, mund të ndikojë në mënyrë shumë negative te ta.

7.  Mos ndërhyni në privatësinë e tyre

Mos t’i lejoni fëmijët të kenë privatësinë e tyre mund të shkaktojë një mjedis toksik. Të dini gjithçka për jetën e fëmijëve tuaj apo të mos respektoni kufijtë që ato ju vendosin, është vërtet diçka e tmerrshme. Kjo jo vetëm që do t’ mërzisë fëmijët tuaj, por do të ulë vetëbesimin e tyre, nevojën për liri dhe pavarësi.