Celebrities Fashion

Si të guxosh me veshjen në ditët e ftohta të dimrit, Priyanka Chopra vjen me një ide për ju!

Së fundmi aktorja e njohur, Priyanka Chopra është fotografuar rrugëve të New York-ut sepse ka nisur turneun e shtypit për filmin e saj të ri, ‘The Matrix Resurrections’. Sigurisht, mund të jetë dhjetor, por kjo nuk e pengoi yllin të ‘ngrejë temperaturat’. Chopra zgjodhi kostumin e kuq i cili binte në sy mes gjithë vendasve të cilët preferojnë të vishen me ngjyrën e zezë.

Vlen të theksojmë se ky kostum është nga koleksioni i vjeshtës 2021 të Sergio Hudson. Chopra e plotësoi pamjen me një rrip të hollë mes belit, me një palë syze dielli të mëdha si dhe me një palë këpucë me platformë të lartë. A nuk ju duket super seksi bukuroshja?!

Kujtojmë se së fundmi qarkulluan thashetheme se Priyanka dhe bashkëshorti i saj Nick janë ndarë pasi aktorja hoqi mbiemrin “Jonas” nga llogaritë e saj në rrjetet sociale. Chopra shtoi “Jonas” në emrin e saj në Instagram dhe Twitter pas martesës së saj me Nick në vitin 2018, ndërsa disa ditë më parë, ajo e hoqi pjesën e dytë të mbiemrit të saj pa shpjegime, duke bërë që fansat të spekulonin se martesës mes dyshes i kishte ardhur fundi.

Të shumta ishin reagimet e fansave në rrjetet sociale të cilët mendonin dhe ishin të bindur se dyshja e njohur është duke kaluar një krizë martesore. Ndërkohë, pas këtyre thashethemeve reagoi nëna e Chopra-s, Madhu e cila ka hedhur poshtë zërat për një ndarje mes çiftit. Ajo u shpreh se:

Mos përhapni thashetheme.

Ndërkaq, Nick Jonas së fundmi ka postuar një foto në rrjetin e tij social Instagram, ku shfaqet së bashku me gruan e tij gjatë festës së Ditës së Falënderimeve dhe u uroi fansave të tij një festë të lumtur duke shkruar:

Gëzuar Ditën e Falenderimeve të gjithëve! Mirënjohës për ty @priyankachopra.