Botë e Çuditshme Design

Si të jetosh në botën e çudirave, ju prezantojmë me ujëvarën magjike në Dubai!

E titulluar “Surreal”, ujëvara në Dubai e cila të lë pa fjalë u projektua në Los Angeles, California nga WET. CEO i kompanisë, Mark Fuller shprehet se:

Ne po kombinojmë këtu krijimtarinë e asaj që mund të bëjë njeriu me fuqinë dhe pasurinë e natyrës. Po sjell gëzim për njerëzit. Ata po e shohin atë pothuajse si natyrë, por të gdhendur në një skulpturë nga njeriu.

Uji bie në suazën e muzikës të shkruar nga Ramin Djawadi, kompozitor i muzikës tematike të nominuar për çmimin Grammy për “Game of Thrones” dhe “Westworld”. Duke ndjekur një nga temat kryesore të ‘Expo 2020’, qëndrueshmërinë, organizatorët thonë se instalimi është krijuar për të qenë miqësor me mjedisin. Nuk humb ujë, përveç asaj që avullon gjatë spektaklit.

Kur dita kthehet në natë, tipari merr një pamje tjetër. Ujëvara me ngjyra shoqëron ujin për të siguruar një spektakël mahnitës për shikuesit. Një student 19-vjeçar tha se:

Nëse qëndroni atje, ndjeheni sikur uji po ju bie. Por atëherë ai thjesht në mënyrë magjike zhduket në këmbët tuaja. Ju as nuk e ndjeni ujin.

Debbie McKay, një grua nga Austrlia u shpreh se:

Është mirë, ka dritë kudo dhe muzika është e pabesueshme.

Rikujtojmë se ekspozita e këtij viti e cila u shty për një vit për shkak të pandemisë së koronavirusit u hap më 1 tetor 2021.