Love & Sex

Si të kuptoni nëse vërtetë keni rënë në dashuri me dikë?!

Dashuria është tema më e ndërlikuar por dhe më e thjeshta në të njejtën kohë. Shenjat e saj mund të jenë pak konfuze për disa, por për të tjerë gjëja më e thjeshtë për të vënë re.
Nëse keni dyshime nëse e dashuroni dikë apo jo, na lërni t’ju themi se nëse dashuria juaj është reciproke dhe ju ndiheni shumë të qetë dhe rehat nën shoqërinë e tyre, atëherë kjo është një shenjë.
Ka disa shenja të cilat i kanë pothuajse të gjithë, ku ju mund të kuptoni nëse është dashuri e vërtetë apo thjesht një pëlqim i momentit.

Nuk e mendoni më ish-in!

Nëse kohët e fundit keni vënë re se nuk i kontrolloni më Instagram-in ishit tuaj, apo të krijoni kontakte me shoqërinë e tij të re apo të vjetër që të merrni informacione mbi të, atëherë kjo është një shenjë e mirë.
Tregon se interesi juaj për ta është zhdukur dhe këtë e ka zënë një person i ri, me të cilin jeni të gatshëm të krijoni kujtime të reja dashurie.

Çdo gjë që bëni, ju sjell ndërmend atë!

Kur jeni duke ecur në rrugë, kur uleni në restorant për të porositur apo kur shihni një situatë komike, mendoni atë! Dëshironi që të jetë aty me ju për të parë dhe përjetuar ato kënaqësi që po kaloni dhe ju.
Apo nëse detaje të vogla ju risjellin kujtime nga takimi juaj i parë apo momente të kaluara së bashku, na vjen keq t’ju themi se jeni të dashuruar kokë e këmbë…

Nuk keni frikë nga lëndimi!

Shpesh njerëzit mendojnë se po tregohen të kujdesshëm kur e dinë se mund ta kontrollojnë situatën nëse dikush mund t’i lëndojë apo jo.
Por diçka e tillë nuk quhet dashuri, askush që ju do dhe e doni nuk dëshiron që të ndiheni të pasigurt dhe të keni frikë nga lëndimi!

Ndihesh shumë mirë gjatë gjithë kohës!

Një marrëdhënie kërkon shumë kohë dhe investim, por kur përjeton dashurinë kthehet në ‘punën’ tuaj të preferuar.
Mezor prisni ta takoni dhe të kaloni momente bashkë, pra ta shijoni atë!

Nuk keni nevojë për plane që t’ia kaloni mirë!

Kur jeni së bashku nuk ka rëndësi vendi apo koha. Mund t’ia kaloni super bukur edhe sikur të jeni në një shtrat të shtrirë duke biseduar, apo dhe në një festë të çmendur me miqtë tuaj.
Momentet e shpenzuara së bashku janë shumë të rëndësishme dhe argëtuese për ju!