Health & Beauty Lifestyle

Si të lehtësoni vetëm në pak sekonda ndjenjën e ankthit!

Psikoterapisti dr. Corey Yeager prezantoi një ushtrim të thjeshtë që zgjat vetëm 20 sekonda dhe mund të lehtësojë ndjenjën e ankthit, stresit dhe nervozizmit. Nëse keni një takim ose telefonatë të rëndësishme, në vend që të lundroni pafundësisht nëpër rrjetet sociale ose të mendoni në mënyrë obsesive se çfarë të thoni, merrni frymën thellë dhe jini të pranishëm duke përjetuar momentin.

Sipas tij, duhet të përqendroheni në atë që është aty në atë moment. Fillimisht duhet t’i kushtoni vëmendje humorit tuaj. Ju mund të shkruani një ose dy fjali për të. Përqendrohuni në frymëmarrjen tuaj. Këshillohet që këtë ushtrim ta praktikoni disa herë gjatë ditës. Përqendrohuni në frymëmarrjen brenda dhe jashtë gjatë atyre njëzet sekondave. Ndërsa praktikoni këtë ushtrim të frymëmarrjes së thellë, mund të mbyllni sytë ose të shprehni pohime.

Së fundmi një studim i ri britanik ka zbuluar se kur i përjetojmë ndjesitë e ndryshme në trupin tonë. Hulumtuesit publikuan të dhënat e disa rezultateve të qëndrueshme në lidhje me përjetimin e emocioneve në pjesë të ndryshme të trupit, madje edhe nëpër kultura të popujve të ndryshëm.

Për shembull, ankthi mund të ndihet si dhimbje gjoksi ose kur bie në dashuri, mund ta ndiesh në të gjithë trupin. Hulumtimi është kryer në internet dhe mbi 700 individë nga Finlanda, Suedia dhe Tajvani morën pjesë. Hulumtuesit i prezantuan pjesëmarrësit me emocione të ndryshme që përjeton një njeri dhe më pas u treguan fotografinë e trupit njerëzor, në mënyrë që ata të përcaktonin me një ngjyrë pjesën e trupit ku e përjetojnë emocionin përkatës.