Lifestyle Love & Sex

Si të ndihmoni dikë që është përfshirë në një marrëdhënie abuzive?

Të përfshihesh në një marrëdhënie abuzive është diçka e tmerrshme dhe aq më keq kur nuk ke dikë pranë të të ndihmojë. Në rast se një mik apo i afërm i juaj është përfshirë në një marrëdhënie të tillë, ju mund ta ndihmoni me disa mënyra.

Tregojini se nuk është vetëm

Gjëja e parë që ju duhet të bëni në një rast të tillë është t’i shfaqni atij se nuk është vetëm. Shumë njerëz e kuptojnë situatën me të cilën përballen por ndihen vetëm ndaj nuk tentojnë të dalin nga ajo. Ju duhet t’i shpjegoni mikut tuaj se ai nuk është vetëm në çfarëdo veprimi që bën.

Jepini guximin që i mungon

Ndoshta ai e ka kuptuar që nuk është vetëm, por përsëri i mungon guximi. Ju duhet ta ndihmoni personin që po përballet me këtë situatë dhe t’i jepni guximin që i mungon. Ndonjëherë disa njerëz nuk e dinë as vetë forcën që kanë brenda vetes, ndaj ju duhet të qëndroni pranë tyre për t’ua rikujtuar.

Shpjegojini situatën në mënyrë objektive

Në disa raste nuk gjykojmë dot objektivisht situatat në të cilat përfshihemi. Kjo sepse emocionet na verbojnë dhe ne mendojmë se i tillë është dhe realiteti. Ju duhet t’i shpjegoni mikut apo familjarit tuaj se personi tjetër ka marrë një forcë më të madhe seç ka në të vërtetë. Vetëm duke i shpjeguar situatën dhe palët e përfshira në mënyrë objektive, do të mund të merren vendimet e duhura.