Sociale

Si të reagoni në rastet kur partneri/ja juaj pëlqen fotot e të tjerëve në Instagram

Zgjohemi në mëngjes dhe gjëja e parë që pothuajse të gjithë bëjmë është kontrolli i rrjeteve sociale. Kur vjen puna tek Instagrami, bëjmë një ndalesë më të gjatë. “Rastësisht” në feed të del përpara postimi i një vajze/djali shumë tërheqëse dhe të ndodh të shohësh që mes ‘like-ve’ ndodhet dhe partneri/ja juaj. Është i vështirë reagimi që duhet të kesh, sidomos në rastet kur dyshon se mund të ketë diçka më shumë se thjesht miqësi. A kemi të drejtë të nervozohemi kur ndodh diçka e tillë? Epo, përgjigjja është sigurisht e komplikuar.

Sipas ekspertes së lidhjeve Susan Trombetti, është mëse normale të ndihemi xheloz/e në rastet kur njeriu që ne jemi në një lidhje pëlqen postimet e dikujt tjetër.

Ke të drejtë mos të ndihesh rehat me këtë fakt. Ata mund të thojnë se nuk ka asgjë të keqe në këtë mes, pasi një ‘like’ nuk është indikator, por tregon mosrespekt ndaj lidhjes në të cilën jeni. Është tjetër gjë nëse është me dikë që ke shoqëri, por ndryshon gjithçka kur bëhet fjalë për postime jo dhe aq miqësore. Dhe nëse po vini re se partneri/ja juaj po pëlqen fotot e dikujt tjetër gjatë gjithë kohës, ja se si ta merrni situatën në dorë.

Në rastet kur partneri/ja juaj pëlqen fotot e një personazhi publik

Të pëlqesh fotot e një personazhi të famshëm është krejtësisht normale, por kur e dini se njeriu që ju dashuroni ka tërheqje seksuale ose romantike ndaj atij personazhi, këtu keni të drejtë të keni problem me këtë gjë. Psikologia Clarissa Silva tregon sesi duhet të silleni kur gjendeni në një situatë të tillë.

Përpara se ta flisni me partnerin tuaj, kupto se çfarë të bezdis me të vëretë. Mos u fokuso tek sjellja, fokusohu se si sjellja po të bën të ndihesh. Më pas ji e sinqertë dhe thuaje se çfarë të bezdis tek “sjellja” online e të dashurit/ës tuaj.

Ndoshta, ju të dy e dini se nuk mund të lidhet me Beyonce ose Brad Pitt, por vetëm fakti që pëlqen në mënyrë të vazhdueshme postimet e tyre ju ngjall pasiguri, e mira është ta diskutoni.

Nëse partneri/ja juaj pëlqen fotot e dikujt që njohin

Sërish, nuk është krim të pëlqesh fotot e një miku/mikeshe ose një të njohuri në Instagram kur jeni në një lidhje. Problemi krijohet kur interesi në rrjete sociale i njeriut që keni në krah kalon kufijtë e thjesht një miqësie. Por siç shprehet, ekspertja e lidhjeve Brenda Della Casa është e padrejtë që të kërkoni që partneri/ja juaj të heq dorë totalisht nga të parit persona të tjerë si tërheqës vetëm se ju jeni në një lidhje.

Është mëse normale që personi që keni në krah t’i duket dukesh tjetër tërheqës dhe sharmant, por kjo nuk duhet të nënkuptojë se nuk i shohin ato cilësi te ju dhe ju nuk i tërihqni më.

Vetë sepse ata pëlqejnë postimet e dikujt tjetër nuk do të thotë se duan të njihen me të. Mund t’i pëlqejnë sepse shkruajnë mbishkrime të bukura ose kanë kontent interesant në faqen e tyre. Megjithatë, nuk duhet të ndiheni në siklet për ta pyetur partnerin/en tuaj, nëse aktiviteti i tyre në lidhje me ta nuk është shumë i lartë nuk ka përse të ndihet në faj.

Në rastet kur partneri/ja juaj pëlqen fotot e ish-it

Nëse është tjetë gjë në të pëlqyerit fotot e dikujt që nuk kanë asnjë shans me të (si në rastet e personazheve të famshëm, ose personave që nuk kanë interes për t’i njohur, kur vjen puna tek të pëlqyerit postimet e dikujt që kanë qenë në një marrëdhënie, këtu gjërat ndryshojnë. Sipas Silvas, e vetmja mënyrë që ta shprehni këtë pakënaqësi është duke qenë sa më të drejtpërdrejt që të jetë e mundur. Mund ti thoni që nuk ndiheni rehat me këtë fakt, pasi ju bën të mendoni se nuk i keni harruar plotësisht ata.

Natyrisht, kur vjen puna tek rrjetet sociale, nuk duhet të reagoni në mënyrë të ashpër pasi nuk ka asgjë për ta akuzuar për të menduar më të keqen.

Mos harroni se çfarë partneri juaj e konsideron si të përshtatshme (gjë që mund të jetë e ndryshme nga e juaja), ose mund të ketë qenë thjesht një veprim instiktiv. Të spekulosh mund të krijojë një ciklon mendimesh jo të mira tek ju.

Nëse partneri/ja juaj nuk ndryshon sjelljen

Në një marrëdhënie “ideale”, partneri/ja juaj do të ishte më kujdes me aktivitetin e tij nëse ju shprehni pakënaqësi. Por nëse partneri/ja juaj bëhet shumë mbrojtës ndaj veprimeve të tij dhe bën premtime që nuk i mban, atëherë duhet të shqetësoheni. Trombetti shton se:

Personi që keni në krah duhet t’i bëj shqetësimet tuaja prioritet. Nëse ata refuzojnë të ndryshojnë, kjo do të thotë se ata nuk i kanë prioritet ndjenjat tuaja.

Partneri/ja juaj kanë të drejtë të pëlqejnë postime në rrjete sociale, por nëse aktiviteti i tyre ju bën të ndiheni të pasigurt, atëherë ja vlen të diskutohet.