Art & Kulturë Bota Design

Si të “zhdukësh” gjurmët e luftës në Ukrainë…/Artistja vjen me idenë gjeniale!

Artistja Ivanka Solkovska fluturoi në qytetin ukrainas të Bucha-s nga Toronto, Kanada, për të pikturuar lule mbi gjurmët e lëna nga plumbat dhe për të ofruar mbështetjen e saj për banorët. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, ajo shihet teksa pikturon mbi vrimat e plumbave në një mur, në qytetin që përjetoi masakra.

https://www.instagram.com/p/CdoSvSzsX4H/

Në prill, imazhet nga qyteti, pranë Kievit, treguan trupa të vdekur me duar të lidhura pas shpine të shtrirë në rrugë. Imazhet satelitore zbuluan gjithashtu një varr masiv të improvizuar jashtë një kishe në qytet. Skenat erdhën pasi trupat ruse u tërhoqën nga kryeqyteti Kiev dhe rajoni përreth. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i përshkroi provat që dolën nga Bucha si “gjenocid”, por Moska i ka mohuar të gjitha këto akuza.

Rikujtojmë, se Kalush Orchestra, grupi ukrainas që fitoi edicionin e radhës së ‘Eurovision Song Contest’, në Torino të Italisë publikoi videon e këngës “Stefania”, të xhiruar në Borodyanka, Irpin, Bucha e Gostomel, qytezat përreth Kievit ku Moska akuzohet për masakra të qytetarëve ukrainas. Këngëtari Oleh Psyuk u shpreh se:

Këtë këngë ia kushtova nënës sime, por me shpërthimin e luftës, “Stefania” mori shumë domethënie të reja. Edhe pse nuk ka një fjalë të vetme për luftën në vend, shumë njerëz nisën të bënin lidhjen me Nënën Ukrainë. Për më tepër, filluan ta quanin himn për luftën tonë. Por, nëse tani “Stefania” është himn për luftën do të doja të bëhej himn për fitoren e ukrainasve!

Oleh Psiuk menjëherë pas Eurovizionit, i dhuroi puthjen e lamtumirës të dashurës së tij për t’iu bashkuar vijës së parë në luftën e vazhdueshme të Ukrainës kundër Rusisë. Psiuk u fotografua duke përqafuar të dashurën e tij Oleksandra jashtë hotelit në Torino të Italisë, ndërsa ai u largua për t’iu bashkuar mbrojtjes së Ukrainës nga pushtimi rus.