Celebrities Film & Tv Showbiz

Si t’i kuptojmë deklaratat e fundit të Beatrix dhe Donaldit?!

Kohët e fundit të gjithë e kemi vënë re një afrimitet në shtëpinë e “Big Brother VIP”, mes aktorit të humorit, Donald Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj, të cilën të gjithë e cilësuan si flirtim. Gjatë ditës së djeshme ata dukeshin më afër se kurrë duke u ngacmuar me njëri-tjetrin e duke u prekur. Madje që në fillim të ardhjes së Trixa-s është parë qartë afrimiteti mes tyre.

Mirëpo, si do të përgjigjej Donaldi, nëse do ta pyesnin për lidhjen? Në një bisedë të bërë së fundmi me mikun e tij brenda shtëpisë Dj PM, ky i fundit e ka pyetur se çfarë do të thotë nëse e pyesin për lidhjen.

Nuk e di plako, çfarë të më vijë. Unë asgjë nuk bëj kot, nuk e kam të vështirë të flas.

Sikur kjo deklaratë të mos na kishte bërë mjaftueshëm konfuzë, prisni të dëgjoni bisedën e tyre të fundit. Gjatë një loje të bërë mes tyre me pyetje përgjigje, ku ai që nuk pranon të përgjigjet do të pinte tekila, nuk munguan disa fjalë që na bënë të dyshojmë edhe më shumë mbi një romancë mes tyre.

Donaldi i ka bërë Beatrix një pyetje, ku në fakt kjo e fundit e vënë në siklet ka refuzuar që të përgjigjet duke kthyer gotën e tekilës. Mos ndoshta Trixa ka nënkuptuar ndoshta emrin e Donaldit dhe për këtë arsye ka hezituar?

Kë do të doje të puthje?

Më pas ka qenë rradha e Donaldit për t’u vënë në siklet. I pyetur nga Trixa se nga cili person tërhiqet më shumë seksualisht, Donaldi i ka dhënë dorën asaj, duke nënkuptuar kështu emrin e Beatrix.

Si t’i kuptojmë deklaratat e tyre? Mos ndoshta afrimiteti i tyre po rritet dita-ditës dhe pritet që në një moment të finalizohet, apo e gjitha kjo është në kuadrin e një loje, siç janë dhe të shumtë komentet e fansave?