Horoskopi Love & Sex

Si t’ia fitoni zemrën shenjave të zodiakut?

Duhet ta pranojmë se është shumë e vështirë për të fituar zemrën e dikujt, e sidomos të disa shenjavë të cilat janë shumë të vështira për t’u bërë për vete.
Po fundja të gjithë e kemi një rrugë drejt zemrës vetëm se duhet studiuar pak dhe të keni pak durim. Por mbi të gjitha duhet ta dëshironi vërtetë personin tjetër…

Gjithsesi, le të njihemi me mënyrat dhe se si duhet të silleni me shenjat e horoskopin në mënyrë që t’i rrëmbeni zemrën.

Dashi

Jini këmbëngulës! Thirrjet, mesazhet dhe bisedat për gjithçka dhe çdo gjë, e tërheq interesin e tyre. Jini gjithashtu të gatshëm të shkoni pas planit të tyre. Një Dash tërhiqet më shumë nga një person me ambicie dhe ëndrra, për aq kohë sa të përshtatet me të tyren.

Demi

Një Dem tërhiqet nga një person pozitiv, dikush që rrezaton pozitivitet dhe motivon të tjerët. Vlerësimi dhe vëmendja janë shumë të rëndësishme. Një Demi tërhiqet nga dikush që dëshiron t’i dëgjojë mendimin dhe do ta respektojë atë.

Binjakët

Binjakët janë shumë ndryshëm nga shumica e njerëzve. Ata duan të flasin, por nuk duan të socializohen shumë. Tregojuni atyre se i kuptoni këto luhatjet e tyre të humorit apo dëshirat e çuditshme, ose të paktën po përpiqeni ta bëni. Lërini të luajnë muzikën e tyre kur takoheni, lërini t’ju tregojnë vendet e tyre të preferuara. Binjakët tërhiqen nga dikush që është i çuditshëm dhe ndryshe nga të tjerët, pranoni ‘çuditshmërinë’ tuaj dhe jini krenarë për këtë.

Gaforrja

Jini të dashur, të ndjeshëm dhe tregoni kujdes të veçantë. Jini gjithashtu të vetëdijshëm për faktin se disa gaforreve u pëlqen të bëjnë gjërat sipas mënyrës së tyre, madje edhe për gjërat e vogla. Janë kokëfortë dhe mendojnë se mënyra e tyre është më e mira. Gaforret dashurojnë tipin e  rom-com. Planifikoni takime surprizë dhe tregoni atyre se mund të jeni personi më i ëmbël në botë. Gaforret tërhiqen nga njerëzit që besojnë në pluhurin e zanave, që duan Krishtlindjet dhe përqafimet.

Luani

Luanët pëlqejnë njerëzit që vishen dhe duken mirë, nuk keni pse të jeni personi më i bukur në botë, por duhet të silleni sikur jeni. Ata nuk i pëlqejnë njerëzit që shtiren, vetëm vetëbesimin… Kujdesuni për veten dhe shpenzoni kohë për pamjen tuaj! Luanët nuk kërkojnë vëmendje që të jenë epiqendra e botës, por thjesht duan t’i ktheni mesazhet në të qindën e sekondit dhe t’i adhuroni. Luanët tërhiqen nga njerëzit pozitivë, që të japin siguri dhe me stil.

Virgjëresha

Virgjëreshat do të shikojnë se si i trajtoni të tjerët dhe ashtu zbulojnë mendjen tuaj. Ata pëlqejnë njerëzit që janë mendjehapur dhe të gatshëm për të mësuar gjëra të reja.
Virgjëreshave u pëlqejnë dhe gjërat luksoze gjithashtu. Ato tërhiqen nga njerëzit inteligjentë, të respektuar dhe intelektualë.

Peshorja

Trajtojeni një Peshore sikur të jetë bota juaj dhe dijeni se ata do t’ju dhurojnë zemrën me sekonda. Bëhuni empatik me ta dhe tregojini se keni interes për bisedat rreth ndjenjave, atyre iu duket interesante. Maratona e filmave, leximi i librave dhe të kesh një natyrë poetike është tërheqëse për ta. Peshoret tërhiqen nga ata që janë të spontanë në takim dhe kërcimtarë të mirë.

Akrepi

Një Akrep është shumë analitik me personin me të cilin takohet, janë shumë detajistë. Akrepët shohin se çfarë vishni, si e bëni grimin tuaj, si jeni nga jashtë e deri tek personaliteti që fshihni brenda. Një akrep tërhiqet nga një personalitet interesant dhe që i fal adrenalinë, dikush për të ‘deshifruar’.

Shigjetari

Shigjetari nuk i preferon takimet nëpër kafene apo restorante. Ata duan të flasin për udhëtimet dhe dëshirojnë të shkojnë diku. Shprehni interesin tuaj për të shkuar në udhëtime ditore në vende të pazakonta, për të eksploruar. Një Shigjetar shpesh tërhiqet nga të huajt, dikush që vjen nga një kulturë e veçantë. Shigjetari tërhiqet nga njerëzit që kanë ambicie dhe ëndërrojnë të shkojnë larg…

Bricjapi

Jepini Bricjapit vëmendjen tuaj të plotë! Tregoni vetëbesim deri në atë pikë sa nuk duhet të bëni persona të tjerë të ndihen keq. Bricjapi nuk preferon personat shumë të ndjeshëm, pasi ndonjëherë janë shumë më të zënë duke menduar për veten se të tjerët. Jini në gjendje të kuptoni sarkazmën dhe ta ktheni atë! Bricjapi tërhiqet nga inteligjenca, pavarësia dhe besnikëria.

Ujori

Ujorëve u pëlqejnë ata që shprehen me anë të kreativitetit, nëpërmjet artit. Ata do ta vlerësojnë pafund! Ujorit i pëlqejnë njerëzit që e kuptojnë hapësirën personale, se është në rregull të jesh vetëm për një kohë dhe të kesh nevojë të mos jesh me njerëz gjatë gjithë kohës. Jepuni atyre kohë për të bërë lëvizjen e parë. Një Ujor tërhiqet nga ata që ecin pa plan dhe luftojnë për ëndrrat e tyre.

Peshqit

Peshqit janë njerëz interesantë, emocionalë dhe mund të duan ngushëllim ose t’i jepni pak kohë me veten e tyre. Peshqit duan dikë ndryshe, të mbushen me adrenalinë. Ashtu si Binjakët, ata duan të rrethohen me njerëz të çuditshëm, që janë krenarë që janë ndryshe. Peshqit tërhiqen nga njerëz që i marrin lidhjet si diçka të thjeshtë dhe ‘funny’.