Lifestyle

Si u arrit vjedhja e shitja e një dorëshkrimi nga 230 milionë paund në 50 paund?!

Vjedhjet e veprave të artit dhe objekteve të shtrenjta nëpër filma janë të mirëprogramuara dhe të rishikuara deri në detaj dhe mbi të gjitha, pasi vidhen nuk shiten për pak para.

E kundërta ka ndodhur në Hong Kong. Një dorëshkrim i Mao Ce Dung i vitit 1929 – manifesto komuniste – me vlerë 230 milionë paund britanik u vodh nga shtëpia e një koleksionisti së bashku me sende të tjera.

Policia e Hong Kongut deklaroi se pas goditjes, hajdutët arritën të shesin objektet me vlerë së bashku me dorëshkrimin e Mao’s prej 3 metra të gjatë.

Dorëshkrimi u ble më vonë nga një tjetër koleksionist, i cili e cilësoi si fallco dhe e bleu për 50 paund.
Duke qenë tepër i madh, ai e ndau në pjesë për ta bërë më të lehtë e të ekspozueshëm duke e dëmtuar kështu vlerën e tij fillestare.

Prandaj është mirë ta kontrollosh diçka përpara se ta blesh, a nuk mendoni edhe ju kështu?!