Fashion

Si u bë najloni materiali i preferuar për çanta dhe aksesorë!

Sa i përket najlonit, ai është padyshim një nga më interesantët në historinë e modës dhe materiali i preferuar për çantat dhe aksesorët për vitin 2021. Kohët e pazakonta kërkojnë një modë të pazakontë dhe najloni sigurisht që i përfshin të dyja. Është i fortë, rezistent ndaj ujit, i përballueshëm dhe funksionon për një sërë veshjesh dhe aksesorësh, nga fustanet e modës deri te çantat e përditshme. Për sezonin e vjeshtës 2021, të gjitha markat “përqafuan” najlonin. Kishte çanta shpine prej najloni të “Sacai”-t, çanta shpine me logo të “Alexander McQueen” dhe veshjet e markës “Miu Miu” në po të njëjtin material.

Megjithëse u shpik zyrtarisht në vitin 1938, najloni mund të lidhet më së shumti me Luftën e Dytë Botërore, kur copat e çorapeve kalonin nga mëndafshi në najlon për shkak të përballueshmërisë së tij dhe faktit se ishte më lehtësisht i përdorshëm. Sarah Collins, profesoreshë në fakultetin e modës “SCAD”, shprehet se:

Najloni mund të ketë një ringjallje tani për arsye se është një alternativë e përballueshme dhe ofron lehtësi në përdorim. Kur dalin nga një kohë lufte dhe pasigurie, si Lufta e Dytë Botërore, konsumatorët përdorimin me mençuri paratë e tyre.

Në vitet 1950, najloni u gjet në gjithçka, nga trikot dhe kostumet e meshkujve deri te palltot e leshit artificial dhe mantelet. Ndërsa në vitin 1955, najloni gjendej edhe në markat e njohura si: “Coco Chanel” dhe” Christian Dior” të cilat filluan të përdorin fibra sintetike prej najloni. Fotografi Horst P. Horst u punësua për të dokumentuar përdorimin e najlonit dhe materialeve të tjera sintetike nga stilistët kryesorë të botës, duke përfshirë: Nina Ricci, Emanuel Ungaro, Pierre Cardin dhe Madame Grès gjatë fundit të viteve 1950. Në fillim të viteve 1960, stilisti i njohur André Courrèges, krijoi veshje prej najloni. Por siç shpjegon edhe Collins:

Çantat e dorës prej najloni janë moderne, prandaj kanë një histori të shkurtër dhe nuk përdorej shpesh në çantat e grave.

Sot, ju mund të gjeni pothuajse çdo gjë nga materiali najlon në markën e njohur “Prada” si: funde, fustane, rreth, kapele dhe xhupa të fryrë. Në vitin 2019, “Prada” prezantoi “Re-Nylon”, i cili është produkt i një partneriteti midis “Prada”-s dhe prodhuesit të fijeve të tekstilit “Aquafil,  një kompani italiane me mbi gjysmë shekulli eksperiencë në krijimin e fibrave sintetike. “ECONYL” është një fije najloni që mund të riciklohet disa herë pa ndikuar në cilësinë e materialit. Fijet janë bërë nga riciklimi i plastikës së hedhur që është mbledhur nga vendgrumbullimet dhe oqeanet në të gjithë planetin. Profesoresha Sarah Collins shton se:

Të rinjtë po kërkojnë në “Google” për të parë se çfarë kanë veshur vajzat e viteve ’90. Ata shohin çantat e najlonit dhe çantat e shpinës të kudogjendura dhe duan ta përsërisin atë stil sot.

Gjithnjë e më shumë stilistët po eksperimentojnë me këtë material. Nëse jeni kuriozë dhe të interesuar për të blerë një aksesor apo një çantë mjafton që të hidhni një sy më poshtë.

1- Çanta “Prada Re-Edition” me pika

2- “Scrunchi” najloni “Prada”

3-  Çantë najloni “Marni”

4- Çantë najloni “Versace”

5- Këpucë najloni “Prada”

6- Kapele prej najloni e ricikluar nga “Prada”

7- Kapele najloni “Maison Michel”

8- Xhup i gjatë najloni “Prada”

9- Xhup i gjatë najloni “Rag & Bone”

10- Çantë krahu najloni “Rag & Bone”