Celebrities Music Showbiz

Si u prit albumi i ri i Ed Sheeran nga fansat e këngëtarit?!

Të dielën Ed Sheeran njoftoi se do të anulonte çdo shfaqje dhe paraqitje personalisht pasi doli pozitiv për COVID-19. Duke shkruar në Instagram, ylli tha se po planifikonte të realizonte sa më shumë intervista dhe paraqitje sa të mundej ndërsa ishte i izoluar në shtëpinë e tij në Suffolk.

Së fundmi këngëtari ka publikuar dhe albumin e tij më të ri, të titulluar “=”. Albumi shënon publikimin e tij të parë solo që nga hiti i tij i madh i vitit 2017 “Divide” dhe që kur u martua dhe u bë baba. “=” ka qenë një nga albumet më të shumëpritur të vitit të kaluar, që ka arritur tashmë dy këngë numër një në Mbretërinë e Bashkuar nga albumi, “Shivers” dhe “Bad Habits”. Gjatë një interviste me Zane Lowe për Apple Music, Ed tha se albumi është frymëzuar nga momentet e tij të mëdha të jetës:

Pra, janë kaq shumë pyetje dhe unë kam mbushur 30 vjeç dhe ndihem sikur disa nga këto pyetje kanë filluar të kenë përgjigje. Por ata filluan të kenë përgjigje në dy momente shumë masive të jetës sime, që është një, lindja e vajzës sime që është një jetë e re dhe njëri që është vdekja, pasi vdiq miku im Michael.

Pas publikimit të “=” të shumtë kanë qenë ata që kanë dhënë mendimet e tyre për albumin e tij më të ri. Një fanse shkroi në Twitter duke thënë:

Ai e ka bërë përsëri. Një album pa i ndërruar këngët. Është mjaft ndryshe nga të tjerët, por është plotësisht besnik ndaj tipit të kantautorit që ai është.

Të tjerë kanë komentuar se është gjëja më e lezetshme që kanë dëgjuar. Duke shtuar se ky album të bën që ta jetosh jetën në maksimum.

Është pak e çudishme kur e mendon. Në të njëjtën kohë të jep shpresë.

Por pavarësisht shërimit të tij nga virusi i COVID, Ed rrëfeu se ai luftoi për të përmbushur traditën e tij për të qëndruar zgjuar për publikimin e albumeve, dhe në vend të kësaj e zuri gjumi gjatë përpjekjes së tij të fundit.

Është hera e parë që nuk qëndrova në gatishmëri për një album. Unë u përpoqa dhe më pas thashë, “e di se çfarë, më duhet pak gjumë” dhe shkova në shtrat dhe bëra një gjumë të mirë dhe u zgjova herët.