Celebrities Gossip Music

Si zgjedh t’i përgjigjet Camila Cabello, ish-partnerit të saj pas publikimit të këngës së re?

Vetëm dy javë pasi dyshja e bukur dhe mjaft e veçantë, Camila Cabello dhe Shawn Mendes bënë të ditur lajmin e ndarjen e tyre, Mendes publikoi një këngë që duket se dokumenton fundin e një lidhjeje romantike. Ndërsa Mendes nuk dha shumë komente për atë që e frymëzoi për këngën, këngëtari kanadez ka thënë më parë se në thelb çdo këngë dashurie që ai ka shkruar ka qenë për Cabello.

Në dokumentarin e tij ‘Wonder’, Mendes kujtoi se i kishte thënë Cabello-s se gjithçka që ai dëgjonte dhe që kishte shkruar dhe që kishte lidhje me dashurinë ishte për të. E mesa duket edhe kënga e re, e cila quhet “It’ll Be Okay” përputhet me atë që kanë thënë burimet për lidhjen romantike të Cabello dhe Mendes që nuk ka shumë që ka përfunduar.

Por të gjithëve na lind pyetja se si e ka pritur Camila, këngën e re të Shawn. Në postimin e bërë në rrjetin e tij social Instagram ku kishte lajmëruar edhe publikimin e këngës këngëtarja ka zgjedhur që thjesht ta pëlqejë atë.

Një burim pranë çiftit është shprehur për “E!” se:

Marrëdhënia po bëhej pasive dhe duke qenë se gjërat nuk po ndryshonin ata vendosën se është më mirë të ishin miq.

Gjithashtu është theksuar se bisedat dhe thashethemet për ndarjen mes tyre kanë qarkulluar që prej fillim të muajit nëntor.

Një burim tha për ‘People’ se:

Ata kishin këtë marrëdhënie intensive vitin e kaluar dhe kaluan së bashku muajt gjatë karantinës në Miami. Ata të dy dukeshin shumë të lumtur. Por tani gjërat janë ndryshe. Është kthyer më shumë në jetën normale. Ata kanë karrierat e tyre muzikore që po i çojnë në drejtime të ndryshme.