Celebrities

Si zgjedhin ta kalojnë kohën e tyre të lirë Taylor Swift dhe Selena Gomez…

Taylor Swift dhe Selena Gomez janë ende shumë shoqe të mira me njëra-tjetrën. Kjo është vërtetuar me një video të postuar së fundmi në rrjetin e tyre social TikTok. Të dyja këngëtaret e njohura në videon e postuar në këtë aplikacion ishin të ulura pranë një divani, në prapaskenën e “Saturday Night Live” ku Swift ishte e ftuara speciale gjatë episodit të organizuar nga Jonathan Majors.

Bukuroshet janë shumë shoqe me njëra-tjetrën pasi gjithmonë e kanë dashur dhe e kanë vlerësuar njëra-tjetrën. Edhe këtë herë duke qenë se shoqja e Selenës ka arritur një sukses shumë të madh, ajo ka qenë aty duke e suportuar.

@taylorswift

OH NO @selenagomez #snl #swifttok

♬ Oh no my bestie is a bad b – Luke Franchina

Vlen për t’u përmendur se tekstshkruesja e befasoi dhe e mahniti të gjithë publikun e pranishëm në një kinema ‘AMC” në qytetin e Nju Jorkut, kur pas shfaqjes së parë të filmit të saj më të ri “All Too Well”, ajo performoi një nga pjesët audio e versionit 10-minutësh të sapo publikuar për herë të parë.

Kur përfundoi filmi i shkurtër 13-minutësh, Swift u shkëput nga grupi me yjet e famshëm me të cilët po qëndronte, Dylan O’Brien dhe Sadie Sink dhe i falënderoi për përfshirjen e tyre në këtë super projekt. Pasi u ngjit në skenë krijuesja e hitit ‘Blank Space’ hoqi unazat mori një kitarë dhe u afrua tek mikrofoni duke thënë se:

Në rregull, pra, padyshim që mund të këndosh nëse dëshiron. Unë e mirëpres. Vazhdojmë. A duhet të fillojmë menjëherë?

Premiera e filmit të shkurtër dhe performanca surprizë erdhën disa orë pasi Swift lançoi edhe rikrijimin e albumit të saj ‘Red’ (Versioni Taylor). Albumin e dytë që ajo e ka ri-regjistruar dhe ripublikuar pas një grindjeje publike për përkatësinë e tij me kundërshtarin Scooter Braun dhe Scott Borchetta. Përpara shfaqjes, Swift foli për mënyrën sesi “All Too Well” ka marrë një kuptim të ri për të që kur u publikua fillimisht në vitin 2012.