Celebrities Gossip Showbiz

Siç i ka hije një miku të vërtetë, sakrifica e Ed Sheeran që të mbante në jetë Tom Parker!

Është bërë me dije se autori i hitit “Perfect”, Ed Sheeran i ka qëndruar shumë pranë mikut të tij Tom Parker, gjatë periudhës që luftonte me tumorin në tru. Në librin me kujtimet e tij ‘Hope-My Inspirational Life’, këngëtari i ndjerë i The Wanted zbuloi se këngëtari 31-vjeçar i “Shape of You” pagoi gjithë faturat e tij mjekësore, ndërsa ai luftonte me sëmundjen e rëndë. Tom në një fragment nga libri i tij, i cili është siguruar nga “The Sun” shkruante se:

Unë kurrë nuk e kam thënë publikisht këtë më parë (dhe ai ndoshta do të mërzitet që po e bëj tani) por Ed është një njeri shumë i veçantë, ai madje më ndihmoi me faturat e mia mjekësore kur kërkoja mundësi të tjera trajtimi dhe kisha imunoterapia private.

Në kujtimet e tij të shkrira në letër, Tom vazhdonte ta quante Edin një burrë të veçantë dhe gjesti i tij i sjellshëm vlente sa e gjithë bota për të dhe gruan e tij, Kelsey Parker.

Ai nuk kishte nevojë të bënte asgjë nga këto, por gruaja ime Kelsey dhe unë i jemi kaq mirënjohës për mbështetjen e tij, kjo do të thoshte bota për ne.

Rikujtojmë se Ed dhe Tom u bënë miq më shumë se një dekadë më parë kur këngëtari britanik iu bashkua The Wanted në turne. Në tetor 2020, Tom zbuloi se kishte një kancer terminal në tru. Bashkëshortja e tij Kelsey njoftoi vdekjen e tij në mars 2022, në moshën 33 vjeçare. Ai la pas dy fëmijë të vegjël: Aurelia, 2 vjeçe dhe Bodhi, 1 vjeç. Libri me kujtime i yllit të popit, Tom Parker, ‘Hope-My Inspirational Life’ do të dalë në shitje më 26 maj të këtij viti.

Sjellim në vëmendje se i ndjeri Tom Parker shpërtheu në lot në një rrëfim në dokumentarin e tij “Channel 4 Inside My Head”. 33-vjeçari, i cili po luftonte me një tumor në tru, u pa i prekur teksa jepte detaje mbi sëmundjen, para se të performonte në “Royal Albert Hall” me grupin e tij.