Ne jemi çfarë hamë, kjo bën që konsumatori të jetë gjithnjë në kërkim të një ushqim cilësor. Duke shfrytëzuar shqetësimin në lidhje me cilësinë dhe sigurinë e ushqimeve që konsumojmë disa persona kërkojnë të përfitojnë. Të bëjnë para nëpërmjet frikës.
Së fundmi në rrjetet sociale reklamohet një pajisje që pretendon që me sinjale elektrike është në gjendje të zbulojë përmbajtjen e frutave dhe perimeve. Edmond Panairi, një emër i nderuar si shkencëtar në sigurinë ushqimore shpjegon se përse kemi të bëjmë me një mashtrim.
“Nxitimi për të bërë publik vlera të pa mbështetura në metodën e referencës të listuara në manualin e BE të nitrateve/nitriteve është i pajustifikuar. Është e njëjta gjë sikur ju të masni tensionin e gjakut në një klinikë të specializuar me këtë orën smart që kam unë, ka një diferencë të madhe. Kjo është e ngjashme me atë kanoçen që bëhet për të shitur orat”, tha ai.
Ky aparat që shitet ne rrjetet sociale me një çmim të kripur sipas profesorit nuk ju shpëton nga sëmundjet që shkaktojnë plehrat kimikë, ai ka vetëm një funksion t’ju marrë para nga xhepi. Matja e kimikateve të rrezikshme bëhet me metoda shkencore vetëm në laboratorë të certifikuar.
“Ka një metodë që është e certifikuar dhe është e vetmja metodë që vërteton ose jo praninë e nitrateve dhe sasinë e tyre kjo është metoda spektrofotometrike me spektër të dukshëm dhe të padukshëm. efekt kur shtup tastierën. Bëhet përzierja e reduktimit dhe futet në këtë pajisje”, tha ai.
Paniku i krijuar nga dëshira për të fituar sa më shumë para nëpërmjet frikës, ka shkaktuar një dëm shumë të madh për fermerët. Prodhimet e tyre paragjykohen pa të drejtë nga përdorimi i pajisjeve të pacertifikuara sipas rregullave të vendeve më të përparuara në sigurinë ushqimore./TCH