Bota

Siguria në Afganistan, ushtria amerikane do të lërë një kontigjent!

Shtetet e Bashkuara do të lënë një numër trupash për të ruajtur sigurinë e Ambasadës Amerikane në Kabul. Eshtë fjala për një numër më të madh se në rastet tipike të forcave që kujdesen për sigurinë e selive diplomatike. Lajmi konfirmohet nga Pentagoni. Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara do të lënë një kontingjent ushtarësh në Aeroportin e Kabulit për të ndihmuar në mbrojtjen e këtij objekti jetik.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby deklaroi se “dhuna në Afganistan është në nivel shumë të lartë, pasi Talebanët po përpiqen të zgjerojnë kontrollin e tyre në të gjithë vendin”.

Ngjarjet në terren vendosin në pikëpyetje sinqeritetin e përpjekjeve të tyre për të qenë një pjesëmarrës i ligjshëm dhe i besueshëm në procesin e paqes. Procesi politik që çon në një zgjidhje të negociuar dhe një fund paqësor të luftimeve është e ardhmja e duhur për Afganistanin. Ne e mbështesim këtë. Kjo është politika e administratës amerikane.

Më herët, komandanti i forcave amerikane në Afganistan, gjenerali Austin S.Miller e quajti “shqetësuese” rënien e shpejtë të shumë distrikteve në duart e Talebanëve.

Kur merren parasysh veprimet në fushën e betejës ka shumë arsye për rënien e distrikteve. Kjo është shqetësuese dhe një problem që i duhet kushtuar vëmendje! Duhet të bëhen ndryshime ndërsa po bie kontrolli i këtyre distrikteve sepse ato lidhen me sigurinë e njerëzve dhe sigurinë e kryeqendrave të provincave.

Shtetet e Bashkuara janë zotuar të vazhdojnë ndihmën financiare për ushtrinë afgane, këshillimin dhe mbështetjen e operacioneve nga ajri. NATO ka thënë se do të vazhdojë trajnimin e forcave afgane në një zonë jashtë Afganistanit.