Sport

Sigurojnë biletën për në “Katar 2022”, zbuloni 4 kombëtaret e para që shkojnë në Kampionatin Botëror!

Pas kualifikueseve të radhës, ka shkuar në katër, numri i skuadrave kombëtare të kualifikuara për Botërorin e vitit të ardhshëm. I pari ishte Katari, si vendi organizator, pa luajtur fare. Podiumin e plotësuan Gjermania dhe Danimarka nga Europa, ndërsa së fundi listës i është shtuar edhe Brazili. Më poshtë po ju njohim me disa detaje të këtyre katër kombëtareve.

Katari

Data e kualifikimit: 2 dhjetor 2010

Konfederata: AFC

I kualifikuar si: Vendi pritës

1 trofe: Kupa e Azisë (2019)

Pjesëmarrja e fundit: fillestar

Trajner: Félix Sánchez Bas

Ylli i ekipit: Hasan Al-Haydos

Gjermania

Data e kualifikimit: 11 tetor 2021

Konfederata: UEFA

I kualifikuar si: Vendi i parë në Grupin J, ku marrin pjesë Maqedonia e Veriut, Rumania, Armenia, Islanda dhe Lihtenshtejni.

Trofetë: 4 Kampionate Botërore (1954, 1974, 1990 dhe 2014), 3 Kampionate Evropiane (1972, 1980 dhe 1996) dhe 1 Kupë Konfederatash (2017)

Pjesëmarrja e fundit: 2018 (e katërta në grup me Suedinë, Meksikën dhe Korenë e Jugut)

Trajneri: Hans-Dieter Flick

Ylli i ekipit: Joshua Kimmich

Danimarka

 

Data e kualifikimit: 12 tetor 2021

Konfederata: UEFA

E kualifikuar si: E para në Grupin F, ku bëjnë pjesë Skocia, Izraeli, Austria, Ishujt Faroe dhe Moldavia.

Trofetë: 1 Kampionat Evropian (1992) dhe 1 Kupë Konfederatash (1995)

Pjesëmarrja e fundit: 2018 (eliminuar në 1/8 finale nga Kroacia)

Trajneri: Kasper Hjulmand

Ylli i ekipit: Simon Kjaer

Brazili

Data e kualifikimit: 11 nëntor 2021

Konfederata: CONMEBOL

I kualifikuar si: Një nga 4 më të mirat në grupin e Amerikës së Jugut

Trofetë: 5 Kampionate Botërore (1958, 1962, 1970, 1994, 2002) dhe 9 Kupa të Amerikës

Pjesëmarrja e fundit: 2018 (eliminuar në çerekfinale nga Belgjika)

Trajneri: Tite

Ylli i ekipit: Neymar