Aktualitet

570 mijë euro përmes mashtrimit, pranga supermashtrueses në Tiranë!

Mblidhte shumë të mëdha të parave përmes mashtrimit, pranga një 30-vjeçareje në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Last Fraud”. Policia arrestoi Milena Derajn, me profesion ekonomiste në Bankën e Shqipërisë.  Në kuadër të hetimeve, deri tani janë evidentuar dy raste. Në njërin prej tyre i kishte marrë 230 mijë euro një shtetaseje, me premtimin se do t’i investonte në bono thesari.

Po ashtu, arriti t’i marrë 340 mijë eurove një familjeje nga Shkodra, duke mashtruar dy djem dhe babanë e tyre, Abedin, Hasan e Shyqyri Verracaku se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor. Këta të fundit u shpallën në kërkim, të akuzuar se e kanosën me vetëgjyqësi gruan që i mashtroi, nëse nuk iu kthente paratë e dhëna.

Familja shkodrane e kuptoi mashtrimin dhe nisi që ta kërcënojë për të marrë mbrapsht paratë. Në njoftimin zyrtar të Policisë thuhet:

Kjo shtetase iu ka marrë në mënyrë të përsëritur, shuma të mëdha parash, shtetasve A.V, Sh.V dhe H.V, duke i premtuar se do t’i ndihmonte ata në një proces gjyqësor. Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit A.V, Sh.V dhe H.V pasi me vetëgjyqësi kanë kanosur shtetasen M.D., për kthimin e parave.

Nga veprimet e thelluara hetimore është dokumentuar edhe një rast tjetër mashtrimi i kryer nga shtetasja M. D., e cila gjatë një viti, i ka marrë në total rreth 230 000 euro, një shtetaseje, duke i premtuar se do t’i investonte paratë në bono thesari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshmë Tiranë, për veprime të mëtejshne procedurale.

Operacioni u kodua “Last Fraud” mashtrimi i fundit.