Aktualitet

Silva Bino ka një mesazh për ata që nuk besojnë te koronavirusi

Për ata që vazhdojnë të kenë dyshime mbi ekzistencën e koronavirusit, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu publikoi një videomesazh të mjekes Silva Binos.

Ekspertja e sëmundjeve Infektive ndan me qytetarët dhe eksperiencën e saj personale të infektimit. “Covid-19 ekziston dhe paraqitet në disa forma. Virulenca nuk ka ndryshuar, pra shkalla e formave të rënda mbetet e njëjtë dhe personalisht kalova një formë të rëndë. Pra e provova vetë se çfarë do të thotë të kalosh Covid-19. Për të gjithë ata që nuk besojnë… Duhet të jenë të kujdesshëm, duhet të lexojnë faktet. Duhet të dëgjojnë historitë njerëzore, të cilat tregojnë sa e rëndë është sëmundja, kur nuk mbushesh dot me frymë, kur nuk merr dot oksigjenin. Shpeshherë, Covid-19 nuk pyet”-thotë Bino.