Bota

Simbol i Australisë, kangurët kthehen në problem të madh mjedisor për vendin, kërkohet vrasja e tyre!

Miliona kangurë të Australisë mund të ngordhin nëse rritja e popullsisë së tyre nuk kontrollohet, kjo sipas një paralajmërimi të ekspertëve të kafshëve të egra dhe grupeve mjedisore, disa prej të cilëve kanë bërë thirrje për një vrasje masive të marsupialëve. Një simbol i Australisë, kangurët janë një problem i madh mjedisor për vendin për shkak të riprodhimit të tyre të shpejtë. Numri i tyre mund të arrijë në dhjetëra miliona. Ekologia Kathryn Mosby tha për AFP se:

Gjatë thatësirës së fundit, ne vlerësuam se 80% deri në 90% e kangurëve po ngordhnin në zona të caktuara. Ata shkojnë në tualete publike dhe hanë letër higjienike. Ose shtrihen në rrugë, ndërsa të rinjtë e tyre përpiqen të ushqehen.

Sipas Mosby, vrasja e kangurëve do të ishte një mënyrë e mirë me më pak dhimbje dhe një mënyrë për kontrolluar popullsinë e tyre. Qeveria australiane mbron kangurët, por ata nuk janë në rrezik zhdukjeje. Kjo do të thotë se gjuetia e tyre, është e lejueshme në pjesën më të madhe të vendit.

Çdo vit, deri në pesë milionë kangur vriten për mishin ose lëkurën e tyre. Sipas Dennis King, i Shoqatës së Industrisë Kangure të Australisë, vendi është në prag të një bumi demografik për kafshën. Popullsia e kangurit në Australi vlerësohet të ketë rënë nën 30 milionë pas thatësirave të mëdha në fillim të viteve 2000, por që atëherë është rikuperuar dhe së shpejti mund të kalojë 60 milionë.