Pasò Sport

Simbolika e trofeut të kryeqytetit në “Paso”!

“Paso” erdhi edhe këtë të premte ashtu siç tanimë e dimë me plot të reja dhe analiza të hollësishme lidhur me futbollin. Por, ndryshe nga herët e tjera në studio nga Denisi dhe Glenti u hodh një sugjerim shumë interesant dhe mbi të gjitha me një kauzë shumë të madhe.

Teksa jemi në pragun e Vitit të Ri dhe kush më mirë se sporti mund t’i mbledhë të gjithë bashkë, të organizohet një turne futbollistik me tre skuadrat e kryeqytetit, përkatësisht Tirana, Partizani dhe Dinamo për një trofe miqësor.

Mbi të gjitha, ky propozim jo vetëm që do të bëjë bashkë gjithë dashamirësit dhe tifozët fanatikë të skuadrave kryeqytetase, por edhe paratë që do të mblidhen do të shkojnë për bamirësi. Denisi propozoi disa vende ku mund të dërgohen disa shuma financiare. Kjo ide jo vetëm do krijonte një atmosferë shumë festive në prag fundviti, por edhe do të mbartte një kauzë shumë të rëndësishme.

Më poshtë janë edhe ideatorët e kësaj ideje, Denisi, Glenti dhe Lenida, të cilët mbajnë në shenjë simbolike nga një ‘trofe’ për të iniciuar këtë turne.