Showbiz

Simon Cowell dhuron 1 milion paund për fondacionin e fëmijëve

Producenti famëkeq Simon Cowell ka bërë një gjest që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Ai ka dhuruar 1 milion paund për një fondacion fëmijësh që ka humbur 50% të të ardhurave për shkak të pandemisë. Fondacioni ndihmon familjet me fëmijë të sëmurë që të mbulojnë shpenzimet, vizitat dhe mjekimet për të vegjlit e tyre që po luftojnë për shëndetin.

Producenti famëkeq ka dhuruar të gjithë shumën që ka fituar nga një reklamë për “Marks & Spencer”.