Celebrities Sport

Simone Biles përsëri në qendër të vëmendjes, po këtë herë çfarë i ka ndodhur sportistes?!

Simone Biles ishte një nga emrat që bëri më tepër bujë gjatë këtyre ditëve. Sportisja u përball me vështirësi në pjesëmarrjen e saj në Lojërat Olimpiake, teksa gjendja e saj shëndetësore mendore e bëri të marrë vendimin për të heqë dorë.

Megjithatë, Simone ia doli të rikthehej duke marrë kështu dashurinë e fansave, përgëzimin e disa figurave publike dhe jo vetëm. Ndërkohë, kujtojmë se pak ditë më parë Simone postoi foto me të dashurin e saj, partnerin që e ka mbështetur gjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë.

Duket se problemet nuk ndalojnë për Simone, teksa këtë herë e ka kafshuar një qen dhe ajo ka një plagë në gishtin e saj. Lajmin e ka bërë me dije vetë Simone me anë të një InstaStory ku shpjegon situatën. 24-vjeçarja u shpreh se Pastori Gjerman “nuk bën lojra”.

Biles tregoi se shkoi te mjeku dhe tani shëndeti i saj është plotësisht mirë. Me siguri fansat janë mërzitur për këtë ngjarje që i ndodhi sportistes dhe i urojnë shërim të plotë. Gjithashtu, le të shpresojmë se për pak kohë të paktën, Biles do të përfshihet nga dashuria e fansave, familjes dhe partnerit të saj, duke mos patur asnjë problem tjetër shëndetësor.