Gossip Showbiz

Sindi përlotet gjatë emisionit: “Çfarë ju kam bërë që më urreni kaq shumë?”

Një video live e realizuar në Instagram nga dy konkrrentët e “Për’puthen”, Juli dhe Alesandro është bërë qendra e diskutimeve në këtë spektakël gjatë episodit të fundit.

Dy djemtë po diskutonin rastësisht për Sindin duke përdorur tone të ashpra dhe fralë të rënda. Më pas ata sqaruan situatën duke thënë se ato fjalë nuk ishin për Sindin por për telefonin e saj. Pavarësisht një sqarimi gjysmak, protagonistja është prekur shumë duke thënë se ato fjalë ndikuan edhe tek prindërit e saj.

Ka ndikuar shumë në familjen time. Është një sharje banale në videon live, që ka prekur familjen time. Kam parë dje familjen time, në situata që nuk i mendoja kurrë. Këtë video ma ka komunikuar kushëriri im. Mamaja akoma nuk e ka kaluar humbjen e gjyshit, pas kësaj u bë shumë keq, ka marrë qetësues shumë të fortë.