Celebrities Gossip

Sindi tallet keqazi me Gelianin pas “tradhëtisë” së Sarës, “I vogli Gjino”

Geliani pas takimeve me Sarën vendosi të deklarohej vetëm për të në studio dhe kjo u pa si një veprim shumë i nxituar nga ana e tij. Nga ana tjetër, Sara dhe Atdheu trazuan rrjetin me një foto tyren ku dukeshin shumë të afërt si një çift dhe dedikuan për njëri-tjetrin fjalët më të ëmbla.

Krahas fotos Atdheu shkroi:

Shif para se mbrapa jam unë…

Ndërsa Sara komentoi duke na lënë të gjithëve të habitur:

Bashk zihemi, larg njëri-tjetrit nuk rrimë dot.

Ky veprim nuk është pritur aspak mirë nga ana e Gelianit, i deklaruar vetëm për Sarën, e ironizoi atë në Instagram duke e akuzuar si një person me shumë fytyra dhe i “tregoi derën” për të dalë nga jeta e tij.

Sindi, e cila ka bërë një takim ku shfaqej mjaft e afërt me Gelianin reagoi menjëherë pas kësaj ngjarje, duke u tallur keqazi me Gelianin, të cilin e cilësoi si “I vogli Gjino”.