Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Sociale Sot Nuk Është e Hënë

Sinjalet e vajzave kundrejt djemve që tregojnë se është ndezur një ‘dritë jeshile’…

Në episodin e sotëm të “Sot Nuk Është e Hënë” ishte e ftuar gazetarja Blerina Shehu, për të diskutuar mbi një temë sociale, që me siguri ka shumë interes për vajzat e djemtë. Ajo tregon se cilat janë sinjalet e fshehta që vajzat shfaqin për të treguar se pëlqejnë një djalë.

Blerina shprehet se vajzat mendojnë që janë shumë të qarta teksa përcjellin sinjale, por kjo nuk është  e vërtetë. Këto sinjale janë të ndërlikuara, dhe studimet që Blerina sjell, e bëjnë më të lehtë përceptimin e tyre.

1.       Nëse një vajzë hyn në një dhomë, restorant apo sallë biblioteke dhe, edhe pse ka rreth e rrotull vende bosh, ajo fillon të kërkojë lart e poshtë, ajo është në kërkim të dikujt që ka hasur më parë.

2.       Nëse ndodh shkëmbim shikimesh dhe ajo buzëqesh, kjo është një dritë jeshile. Por thjesht një shkëmbim shikimesh, nuk do të thotë gjë. Mos e mbivlerësoni!

3.       Kur ajo fillon të prekë flokët, apo të bëjë gjeste të vogla, për të rënë në sy, ajo ka një pëlqim ndaj jush.

4.       Nëse ajo ju pyet, dëshiron të gjejë të përbashkëta me ju, apo t’ju largojë përqëndrimin nga gjithçka tjetër veç vetes, kjo është një dritë jeshile për ju.

5.       Një tjetër sinjal, është kur ajo largohet ngadalë nga vendi ku ndodhet, për të qenë më pranë jush.

6.       I fundit, është sinjali negativ. Pra, nëse një grua vendos një person mes jush, apo një karrige, apo mban duart e kryqëzuara, ajo dëshiron që ju të largoheni.