Lifestyle Tech

Sipas analizave të fundit, hakimet e kriptove në vitin 2022 udhëhiqen nga grupet e Koresë së Veriut!

Viti i kaluar ishte më i keqi në rekord për grabitjet e kriptomonedhave, me hakerë që vodhën deri në 3.8 miliardë dollarë, të udhëhequr nga sulmuesit e lidhur me Korenë e Veriut, të cilët fituan më shumë se kurrë më parë, tha në një raport të mërkurën një firmë analitike me bazë në SHBA. Raporti nga “Chainalysis” gjeti aktivitet hakerimi që kishte luhatje gjatë gjithë vitit, me rritje të mëdha në mars dhe tetor.

Tetori ishte muaji më i madh ndonjëherë për hakerimin e kriptomonedhave, me 775.7 milionë dollarë të vjedhura në 32 sulme të veçanta, thuhet në raport. Tregu i kriptomonedhave u shkatërrua në vitin 2022, pasi oreksi i rrezikut u zvogëlua dhe firmat e ndryshme të kriptomonedhave u shembën. Investitorët mbetën me humbje të mëdha dhe rregullatorët shtuan thirrjet për më shumë mbrojtje të konsumatorëve.

Në atë kohë, “Chainalysis” dhe firma të tjera konfirmuan për “Reuters” se llogaritë e lidhura me Korenë e Veriut kishin humbur miliona dollarë në vlerë. Por kjo nuk i pengoi hakerat. Hakerët e lidhur me Korenë e Veriut, si ata në sindikatën e kriminelëve kibernetikë, “Lazarus Group”, kanë qenë deri tani hakerët me të ardhurat më të larta të kriptomonedhave, duke vjedhur rreth 1.7 miliardë dollarë në sulme të shumta vitin e kaluar, thuhet në raport.

Koreja e Veriut ka mohuar akuzat për hakerim ose sulme të tjera kibernetike. Sipas një paneli ekspertësh që monitorojnë sanksionet e Kombeve të Bashkuara, Koreja e Veriut është mbështetur gjithnjë e më shumë në hakerimin për të financuar programet e saj të raketave dhe armëve bërthamore, veçanërisht pasi tregtia e deklaruar publikisht u zvogëlua nën sanksionet dhe bllokimet e Covid-19. “Chainalysis” tha:

Nuk është e vështirë të thuhet se hakimi i kriptomonedhave është një pjesë e konsiderueshme e ekonomisë së vendit.