Celebrities Gossip Showbiz

Sipas Jona Spahiut, kjo është influencuesja më influencuese në këtë vend…

Kohët e fundit duket se sa vijnë e po shtohen ‘influencerat’ në rrjetet sociale dhe mbetet i hapur diskutimi lidhur me çështjen se kush është më shumë apo më pak influencues. Qofshin ato influencues të modës, të bukurisë apo kushedi sa trende të tjera, influencues në Shqipëri gjen me bollëk.

Marrim shkas për këtë temë, lidhur me një postim të bërë së fundmi në llogarinë e saj në Instagram nga Jona Spahiu. Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, ka publikuar së fundmi një video në InstaStory. Ndër të tjera ajo deklaron publikisht se sipas saj, Aulona Musta është ‘influencuesja më influencuese në këtë vend’.

Jona ka ndarë me ndjekësit e saj një mënyrë për të pastruar trupin nga toksinat. Ajo thotë se për këtë është frymëzuar nga ‘influencuesja më influencuese në këtë vend me plot influencues, Aulona Mustën.’

Si ditë e hënë, ditë e Perëndisë, për t’u futur në linjë, për të nisur nga e para jetën, për të rregulluar trupin dhe mendjen, unë sot nis Prolonin. Për të pastruar këtë trup nga të gjitha toksinat dhe gjërat e pista që i kam futur për gjatë gjithë kësaj kohe. E vendosa, kisha kohë që po e mendoja, por më duhet ta them që u influencova nga influencuesja më influencuese në këtë vend me plot influencues, Aulona Musta. Aulona më bëri që ta mendojë mirë dhe thashë që këtë javë do ja dedikoj vetes.