Celebrities Horoskopi Showbiz

Sipas leximit të yjeve, Meri Shehu shprehet se kush mund ta fitojë “Big Brother VIP”!

“Big Brother VIP” tashmë po i vjen fundi. Edhe fare pak kohë na ndan nga finalja e madhe ku do të shpallet dhe fituesi i kësaj gare prej 100 mijë eurosh, për t1% cilin jemi të gjithë kurioz.

Mbrëmjen e kaluar në Top Channel u transmetua “Fan Club Big Brother VIP”, ku të ftuar ishin thuajse të gjithë ish-banorët, gjithashtu edhe familjarët e finalistëve. E ftuar në panel ka qenë dhe astrologia Meri Shehu e cila ka bërë parashikimin e saj për fituesin.

Sipas leximit të yjeve, shenja më e avantazhuar është ajo e Binjakëve, që lidhet në këtë rast me Beniadën. Meri tha se të katërt finalistët kanë treguar se janë lider, ndërkohë që për Ilirin tha se ka qenë shumë praktik në egoizmin e vet.

Është shumë e fortë, të gjithë ata janë lider, kemi dy shenja zjarri, Iliri dhe Einxhel dhe përballë tyre të gjithë përulen. Nga vrulli, energjia, nga thënia e gjërave drejtpërdrejtë, pavarësisht mendimit tim, energjinë e shigjetarit e ka përdorur më mirë Einxhel. Iliri ka dalë tërësisht në temperametin e Dashit, ka qenë praktik në egoizmin e vet. Tani se çfarë do publiku, nëse një njeri që del me egoizmin e vetë, apo dikë që lufton për kauza, unë shoh një femër potente. Kjo javë përkon me një hënë të plotë në 16, në Luan, Dashëve kjo iu jep madhështi dhe famë. Favorizim përmes yjeve në fakt kanë Binjakët, domethënë Beniada. Beniada nuk ka pasur drama familjare si në Shqipëri, do të më dukej pak jo korrekte që ta fitonte dikush që nuk i përket shumë jetesës në Shqipëri.

Rikujtojmë se, babai i finalistit të parë të zgjedhur, balerinit Ilir Shaqiri, Estref Shaqiri ishte i ftuar mbrëmë i cili foli për rrugëtimin e të birit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ndër të tjera ai u pyet edhe se përse mendon se Iliri duhet ta fitojë çmimin e madh prej 100 mijë euro në “Big Brother VIP”.