Celebrities Film & Tv Showbiz

Sipas Penn Badgley, personazhi më negativ që iu desh të luante ka qenë pikërisht ky…

Sipas të ashtuquajturës faqja e tij në Wikipedia, Penn Badgley është i njohur për interpretimin e “personazheve të këqij”. Më së shumti i njohur për rolin e tij si përndjekësi, vrasësi serial dhe psikopati Joe Goldberg në serialin “You” në Netflix, por edhe për portretizimin e tij të Dan Humphrey-t që di gjithçka në serialin origjinal të “Gossip Girl”. Tani, Badgley ka konfirmuar diçka që të gjithë e dinim tashmë, se Dan Humphrey “është më i keqi nga të gjithë”.

Humphrey, u zbulua në mënyrë kontroverse se ishte Gossip Girl në episodin e fundit të shfaqjes, pas një seriali prej gjashtë sezonesh. Tani, në një intervistë të re me “Esquire”, në të cilën botimi i kërkoi Badgley-t të listonte veprimet më të këqija të Danit, aktori ka rënë dakord që personazhi “ta shpif”.

Ai është më i keqi. Këto histori janë të shtrembëruara. Ky rol është i lig. Unë jam i njohur për interpretimin e personazheve të çuditshëm dhe të këqij, por si përfundova këtu?

Badgley tha skenën e fundit në “Gossip Girl” ku tha se Gossip Girl ka vdekur ishte më e vështira, sepse:

Unë nuk mund të qëndroja serioz. Diçka më ndodhi dhe vazhdova të qeshja. Nuk mund të ndaloja.

Duke kaluar te roli i tij i fundit, vrasësi Joe Goldberg, Badgley tha se ai mund të hynte në mentalitetin e tij për të luajtur personazhin sepse, për të, aktrimi është një gjë shumë shpirtërore.

Aktrimi është shumë shpirtëror dhe unë jam i pranishëm vetëm me fjalët që lexova në ekran. Kjo është e tmerrshme dhe të bën të rrënqethesh, kjo është ajo që shfaqet dhe këtë bëj unë. Mendoj se nëse do të përpiqesha ta profilizoja, vërtet si një psikopat, ai do të ishte i neveritshëm dhe që nuk shihet.

Rikujtojmë se, kur “goditi” pandemia, aktori dhe muzikanti i njohur amerikan Penn Badgley, bëri një përmbledhje të jetës së tij. Në një shëtitje nëpër lagjen e zhurmshme të Brooklyn ku ai po qëndronte këtë javë dhe që kujdeset për fëmijën e tij një vjeçar, na tregon se çfarë do të thotë të jesh si Penn, fytyra e një shfaqje televizive megahit, një personazh i njohur për publikun dhe një baba.