Sociale Sot Nuk Është e Hënë

Sipas statistikave gratë kërkojnë nga burrat…

Në “Sot Nuk Është e Hënë” ishte e ftuar gazetarja Blerina Shehu e cila foli mbi një temë sociale tepër interesante. Ajo tregoi se çfarë, sipas statistikave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sondazheve në rrjetet e saj sociale, kërkojnë gratë te burrat.

Në vendin e parë, sipas studimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili ka përfshirë mbi 64 mijë gra nga e gjithë bota, ka dalë që 88.9% ka votuar për zemërmirësinë e një mashkulli. Pra, gratë pothuajse unanimisht shohin te një burrë të jetë i mirë, i butë, i dhembshur dhe qytetar. Ndërkohë, 44.2% përqind, pra, më pak se gjysma e të intervistuarave, ka kërkuar sigurinë financiare te një partner afatgjat.

Nga ana tjetër, në sondazhin në rrjetet sociale të Blerinës, përgjigjet janë paksa ndryshe. Një pjesë e konsiderueshme e grave shikojnë gjatësinë te një partner, ndërkohë që një tjetër muskujt. Gjithashtu, shumë gra votuan se kërkojnë të gjejnë mbështetje te një burrë, e disa të tjera shohin inteligjencën. Paksa e çuditshme, është se një numër i lartë, ose më i larti i votuesve, kanë thënë se nuk e dinë as vetë çfarë po kërkojnë te një mashkull.

Në mbyllje, Blerina dha një mesazh për të gjitha vajzat dhe gratë, në lidhje me përzgjedhjen e partnerit të qëndrueshëm apo afatgjat.

Njeriu i mirë është si forca e rëndesës. Ajo është jetike, por ne nuk e vëmë re derisa largohet.