Botë e Çuditshme Health & Beauty Sex

Sipas studimeve meshkujt nuk duhet ta mbajnë telefonin në xhep sepse rrezikojnë të mos bëjnë fëmijë…

Bazuar në kërkimet më të fundit, studiuesit këshillojnë se meshkujt duhet të evitojnë mbajtjen e telefonit në xhepin e pantallonave pasi sjell dëmtim të spermës, ul nivelin e testosteronit dhe gjithashtu rrezikojnë të mbeten pa fëmijë.

Këshillat vijnë pasi hulumtimet e reja sugjerojnë se mbajtja e celularit në xhepin tuaj mund të ulë lëvizshmërinë dhe qëndrueshmërinë e spermës.

Studimet kanë shpjeguar se rrezatimi elektromagnetik me frekuencë radio (RF-EMR) të emërtuar nga pajisjet mund të ketë një efekt të dëmshëm për pjellorinë mashkullore.

Duke qenë se nxehtësia e telefonit rrit temperaturën brenda skrotumit (cipa që mbështjell testikujt) kjo sjell frenimin e  prodhimit të spermës në testikuj.

Sipas disa studimeve të bëra është zbuluar se përdorimi i telefonit celular ishte i lidhur me një zbritje prej 8.1 përqind në lëvizjen e spermës.

Kjo është arsye pse studiuesit këshillojnë që meshkujt të mos i mbajnë telefonat në xhepin e pantallonave.