Lifestyle Sociale

Sipas studimit, kjo është mosha në të cilën kemi vetëbesimin më të lartë!

Të besosh te vetja është tepër e rëndësishme, pasi vetëbesimi të jep forcë e shtysë për të vazhduar përpara në gjithçka që bën. Por a e dini se sipas një studimi, ka një moshë të caktuar në të cilën ne ndjejmë vetëbesimin më të lartë. E dini se cila është ajo?

Në kulturën e sotme, të jesh i fiksuar pas të qenit i ri përgjithmonë dhe plakja, shpesh shihet si diçka për t’u frikësuar. Por një studim i ri thotë se të paktën një gjë që përmirësohet me moshën është vetëbesimi.

Në moshën 60-vjeçare arrihet kulmi i vetëbesimit, sipas një artikulli të botuar së fundmi në revistën “Psychological Bulletin” dhe ato ndjenja pozitive mund të qëndrojnë në kulmin e tyre për një dekadë të tërë. Vetëbesimi fillon të krijohet dhe rritet nga mosha 4-11 vjeç.

Një nga arsyet është se fëmijët nisin të ndihen gjithnjë e më shumë të pavarur gjatë këtyre viteve. Ata fillojnë t’i bëjnë gjërat vetë, janë më kureshtarë dhe kjo ndikon në rritjen e sigurisë tek vetja. Edhe gjatë adoleshencës, niveli i vetëbesimit nuk ndryshon.

Nga mosha 60-70 vjeç, njeriu është në kulmin e vetëbesimit të tij. Pas kësaj moshe nis rënia dhe studimet kanë treguar se në të 90-at ulet ndjeshëm. Kjo lidhet edhe me faktin që shumica e njerëzve mund të kenë humbur partnerin/en apo rolet e tyre sociale. Fatkeqësisht, kjo mund të shkaktojë edhe depresion, apo çrregullime të tjera që dëmtojnë mirëqënien tuaj.

Sigurisht një ndjesi e tillë nuk është gjithmonë në të njëjtin nivel, pasi varet nga ngjarjet që ndodhin në jetën tonë. Suksesi në punë, në jetën personale, eksperiencat stresuese dhe gjithçka tjetër ndikojnë në sigurinë tek vetja, prandaj moshat e lartpërmendura nuk vlejnë njësoj për këdo.

Rikujtojmë se, gjuha e trupit tregon më shumë seç mendoni ju. Ajo pasqyron mendimet dhe ndjesitë edhe kur ju i fshihni ato. Gjuha e trupit drejtohet nga subkoshienca, ndaj mos e nënvlerësoni. Ekzistojnë pesë qëndrime që ju bëjnë të dukeni me vetëbesim të lartë.

Megjithatë vetëbesimi është i lidhur ndjeshëm dhe me shenjat e zodiakut. Janë tre shenjat në Horoskop që kanë më tepër vetëbesim dhe që dashuria që kanë për veten u jep forcë në çdo hap të jetës.