Lifestyle

Sipas studimit më të fundit, ka një orar të caktuar gjatë ditës se kur jemi më produktivë!

Përpjekja për të qenë kreativë mund të jetë e vështirë kur ndjeheni të përgjumur dhe të privuar nga kafeina. Ndonjëherë thjesht keni probleme ta nxirrni një ide të mirë nga truri juaj. Por një studim i publikuar në revistën “Thinking & Reasoning”, mund ta ketë sekretin e periudhës më të mirë kur ju prireni të jeni inovativ dhe kreativ.

I kryer nga Mareike B. Weith dhe Rose T. Zacks, studimi është përqendruar në atë se si një periudhë e caktuar e ditës ndikon në aftësinë për të zgjidhur problemet e kreativitetit. Proceset frenuese e kontrollojnë rrjedhën e informacioneve nga mendimi dhe perceptimi, si dhe ndihmojnë në parandalimin e trurit që të shpërqendrohet.

Weith dhe Zacks, në prezantimin e tyre kanë treguar se proceset frenuese luhaten duke u bazuar në kohën e ditës. Pas eksperimenteve të ndryshme, shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit mund të jenë të ndarë në dy grupe: në persona të “mëngjesit” dhe në persona të “mbrëmjes”. Por shkencëtarët thonë se njerëzit e mëngjesit janë më të mirë në zgjidhen e problemit gjatë mbrëmjes, ndërsa personat e mbrëmjes janë më kreativë menjëherë pasi të zgjohen nga gjumi.

Na ndodh shpesh që t’i vëmë objektiva vetes me shpresën për t’i realizuar ato, siç mund të jetë nisja e palestrës apo një dietë e re ushqimore. Por diku gjatë rrugës, ato objektiva shuhen dhe ne humbasim drejtimin. Një zgjidhje e thjeshtë për këtë është investimi në planifikues ose ndryshe agjenda. Planifikuesit ditorë dhe vjetorë janë mënyra të shkëlqyera për të zgjidhur detyrat tuaja.

Planifikuesit vjetorë dhe të përditshëm janë mjete thelbësore për të qëndruar të organizuar sepse ju japin një platformë të centralizuar për të regjistruar data, takime dhe detyra të rëndësishme. Planifikuesit ju ndihmojnë të kuptoni se çfarë duhet bërë dhe kur. Kjo ju ndihmon të jepni prioritete më të mira, të qëndroni në krye të detyrave dhe afateve dhe në thelb të përmirësoni të gjithë jetën tuaj. Edhe pse mund të duken njësoj, ato kanë përfitime të ndyshme.