Health & Beauty Lifestyle

“Sipas vendit bëhet kuvendi”/Na thoni ku do i bëni pushimet t’ju themi parfumin që duhet të blini!

Dëshironi një aromë të re që i bën pushimet tuaja të veçanta? Nga relaksimi buzë detit në një aventurë në mal apo te pushimet tropikale, po ju ofrojmë disa aroma të paharrueshme, të zgjedhura sipas destinacionit të udhëtimit për t’i paketuar për verën 2022. Një përzierje e parfumeve të reja 2022, atyre klasike dhe të përshtatshme për të gjitha buxhetet dhe të gjitha nevojat. Njihuni me to:

1.Pushime magjepsëse në Mesdhe/Versace Dylan Turquoise

Një parfum me lule dhe drurë me një shpirt glam, që kujton atmosferat mesdhetare me një prekje sensualiteti. Ndër aromat e tij gjejmë agrume, piper rozë, lule jasemini dhe fruta guava, të shoqëruara me drurë të çmuar dhe myshk. Detajet shtesë? Aroma u krijua me përbërës natyralë dhe të qëndrueshëm. Për më tepër, më shumë se 85% e lëndëve të para të përfshira në aromë janë të biodegradueshme.

2.Vera italiane/L’Erbolario Cedro di Calabria

Ky parfum i ëmbël është një himn për verën italiane. Protagonist i aromës është kedri kalabrez i shoqëruar me vanilje të butë. Nuk duhet humbur!

3.Pushimet në Greqi/Diptyque Ilio Eau de Toilette

Prodhim i limituar i kuruar nga stilisti Mattieu Cossé, që celebron origjinalitetin e natyrës mesdhetare gjatë verës. Aromat dalluese? Fik deti, qitro, jasemin dhe iris.

4.Të rrethuar nga gjelbërimi në Skoci/Chanel Paris-Edimburg

Frymëzuar nga malësitë e gjelbra dhe magjepsëse skoceze ku Gabrielle Chanel pëlqente të rigjenerohej së bashku me Dukën e Westminsterit, ky parfum pushton me aromat e qitros, kokrrave të dëllinjës dhe vetiverit. Aromatike dhe super aromë e mirë!

5.Pushime glam në qytet/Lancome Idole Nectar Eau De Parfum

Barcelona? Londër, Miami apo Nju Jork? Nëse pushimet tuaja do të jenë qytet dhe glam, mos e humbisni këtë risi. Aroma e parë neo-gourmane e Lancome godet me aroma të pangopura të kokoshkave, trëndafilit dhe vaniljes. Nuk duhen nënvlerësuar, përbërësit e parfumit vijnë nga burime të qëndrueshme.

6.Buzë detit në Siçili/Ciatu Ortiughia Eau de Parfum

I ëmbël, i gjallë dhe poetik, ky parfum është frymëzuar nga ishulli Ortigia, i vendosur në zemër të Sirakuzës në Siçili. Kjo aromë karakterizohet nga një hapje molle dhe osmanthus, e ndjekur nga një qumësht fiku. Për të mbyllur përbërjen gjejmë një bazë druri sandali dhe vetiveri. Absolutisht për t’u provuar!

7.Beach party me miqtë/Novellista Summer Flare

Një parfum unisex, i disponueshëm për t’u blerë ekskluzivisht në Notino.it, një parfum frutash, i freskët dhe i shkëlqyeshëm që ju vendos në një humor të mirë. Ndër aromat e saj gjejmë menten, pjepër, piper rozë, jasemin, myshkun, vaniljen dhe dru kedri.

8.Ecje në mal/Park 1923 Venus’ Scarpetta Eau de Parfum

I frymëzuar nga Parku Kombëtar i Abruzzo-s, ky parfum pushton me aromat vegjetale të myshkut, fiereve, shkurreve të trëndafilit të egër dhe bimëve të boronicës së egër, të kombinuara me orkidën e rrallë Scarpetta di Venere.

9.Për një aventurë në Amerikën Latine/Fueguia 1833 Cactus Azul

Në një kopsht përballë detit, në Uruguaj, një lule kaktusi që përkëdhelet nga një rreze e butë dielli. Rezultati? Një aromë e gjelbër dhe aromatike në të cilën lulja e kaktusit është në qendër të përbërjes, e rrethuar nga mentja dhe druri i kedrit.

10.Sërf në Australi/Goldfield & Banks Sunset Hour

Perëndimi i diellit mbi Oqeanin Indian, aroma frutash dhe lozonjare me një prekje lulesh dhe erëzash. Ky parfum është një ftesë për t’u argëtuar, pikërisht ajo që përjetoni në plazhin e Broome në Australi. I përbërë nga mango, kokosi, xhenxhefil, jasemini, vanilje, myshku dhe dru sandali.