Sociale

Situata e COVID-19, ulet numri i të prekurve, por viktimat janë shumë!

Ulet numri i të prekurve me COVID në vendin tonë. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar 475 persona. Fatkeqësisht vazhdon të jetë i lartë numri i personave që ndërruan jetë. Ministria e Shëndetësisë raportoi 17 viktima të moshave 54-86 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 749 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 81,810 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale trajtohen 445 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 17 janë të intubuar.

Me rritjen e numrit të të shtruarëve në spitale por edhe shifrave të larta të vdekshmërisë në 24 orë, Ministria e Shëndetësisë u bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19.

Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19. Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes dhe kontaktoni për çdo dyshim me mjekun e familjes.

Ndërkaq, ka vijuar edhe sot, procesi i vaksinimit anti-COVID në qendrat e përcaktuar për kryerjen e procesit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2666 vaksinime kundër Coronavirusit. Ndërkaq, që nga fillimi i nisjes së fushatës vaksinimit janë kryer rreth 30 mijë e 31 vaksinime kryesisht për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.