Aktualitet

Situata e përmbytjeve në Europën Perëndimore, nuk ka shqiptarë të prekur!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se po ndjek me vëmendje situatën e përmbytjeve në Evropën Perëndimore, ku deri tani janë raportuar viktima në Gjermani e Belgjikë, si dhe ka dëme të konsiderueshme materiale në Holandë, Luksemburg e Zvicër.

Referuar informacioneve që përditësohen në mënyrë të vazhdueshme, Tirana zyrtare njofton:

Nuk ka asnjë raportim për shtetas shqiptarë të prekur nga situata e motit të keq!

Por për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Gjermani, Belgjikë, Holandë dhe Zvicër e kanë nevojë për ndihmë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme deklaron:

Të kontaktojnë me ambasadat e Republikës së Shqipërisë në numrat e emergjencës.

Për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Gjermani, Belgjikë, Holandë dhe Zvicër, këto numra janë:

Ambasada e RSH-së në Berlin: +49 174 8619587

Ambasada e RSH-së në Belgjikë: +32485401237

Ambasada e RSH-së në Holandë: +31616275159

Ambasada e RSH-së në Zvicër: +41774099729

Në deklaratën për mediat thuhet se “Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka e përfaqësitë diplomatike shqiptare në këto vende janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase”.