Bota Botë e Çuditshme

Situata e sikletshme! Po transportonte lodra seksi, aksidentohet kamioni duke shpërndarë mallrat në mes të autostradës!

Një përplasje kamioni në SHBA shkaktoi disa raportime të sikletshme pasi doli nga rruga gjatë autostradës dhe bëri që të shpërndaheshin mallrat që kishte brenda. Fatmirësisht askush nuk u lëndua nga përplasja, e cila ndodhi në një autostradë pranë Oklahoma City më 14 shtator.

Por ndoshta shoferi pësoi një situatë të sikletshme kur kamioni i tij u përmbys dhe mallrat që po transportonte u shpërndanë kudo në rrugë. Dhe në atë kamion ndodhej një ngarkesë e madhe me lodra seksi, vibratorë dhe lubrifikantë.

Ajo që ishte dhe më e sikletshme, ishte se si do të raportohej nga gazetarët në media kjo situatë. Piloti i helikopterit të televizionit News 9 të KWTV,  Jim Gardner ndërsa po raportonte, pas një pauze të gjatë duke u përpjekur për ta shpjeguar, dëgjohej teksa thonte:

Është një kamion që u përmbys dhe humbi ngarkesën këtu. Ka shumë gjëra për të pastruar… Jo me të vërtetë, mbase mund ta dalloni. Unë nuk mund ta them…

Epo, shikuesit në shtëpi me siguri mund ta kuptonin, me pamjet nga afër që duken se shfaqnin dhjetëra shishe lubrifikantësh dhe kuti me lodra seksi. Një shkrimtar për botimin dixhital shtoi:

Ne nuk kemi marrë konfirmim zyrtar se çfarë ngarkese mbante kamioni. Por kjo sigurisht duket si një tufë kuti vibratorësh dhe shishe lubrifikantësh të shpërndarë mbi autostradë. Pra, nëse dërgesa mujore e lodrave tuaja të seksit vonohet, kjo mund të shpjegojë pse.

Sigurisht që komentet në rrjet kanë qenë të shumta pas kësaj ndodhie. Shumë janë shprehur se do të donin ta shihnin nga afër këtë situatë komike. Megjithatë, e rëndësishmja është se nuk pati asnjë të lënduar.