Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Aktualitet Rajoni

Situata e tensionuar, ekipet negociatore të dialogut Kosovë-Serbi takohen të mërkurën!

Pas tensioneve të ngritura pas reciprocitetit të vendosur për targat, në Bruksel, pala kosovare dhe ajo serbe këtë javë pritet të mbajnë takim dialogu.

Takimi pritet të mbahet këtë të mërkure, mes shefave të ekipeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë.

Këtë takim mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislmi njëheraz shef i ekipit negociator kosovar dhe shefit negociator serb Petar Petkoviç, e ka konfirmuar, zyrtari i Lartë për Informim për Politikë të Jashtme në Bashkimin Europian, Peter Stano.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Euopian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka përsëritur thirrjen drejt palëve që të punojnë në zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës dhe është shprehur se, një hap i parë në këtë drejtim do të ishte shkuarja e kryenegociatorëve në Bruksel.

Thrrje të ngjashme ka bërë edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas bisedës që zhvilloi me kryeministrin Albin Kurti, dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç.