Aktualitet Rajoni

Situata koronavirus, rregullat për të hyrë në Greqi!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot mbi rregullat e hyrjes në territorin e Republikës së Greqisë, në kushtet e COVID-19.

Në njoftimin e Tiranës zyrtare thuhet:

Nga data 7 shkurt 2022, ora 06:00, deri në datën 21 shkurt, ora 06:00, për udhëtarët që janë të pajisur me një certifikatë vaksinimi evropiane aktive (14 ditë pas vaksinimit të plotë dhe jo më shumë se 9 muaj) si dhe ata që kanë një certifikatë diagnoze pozitive (e vlefshme për 180 ditë, e bazuar në një test PCR), nuk do të kërkohet test negativ anti-COVID, as PCR, as test i shpejtë (antigjen) dhe as test ekstra.

Udhëtarët që nuk disponojnë një nga këto certifikata, duhet të kenë nje test negativ PCR të kryer brenda 72 orëve ose një test antigjen të shpejtë, të kryer brenda 24 orëve te fundit.

Nga sot në Itali më pak kufizime dhe më shumë hapje, edhe pse qeveria mbetet e kujdesshme që Green Pass-i të respektohet. Kurba e infeksioneve shënoi rënie në dy të tretat e provincave të vendit fqinj, por pavarësisht kësaj, vlerat e incidencës mbeten ende të larta. Super Green Pass me kohëzgjatje të pakufizuar, sistem i ri për karantinën (e përgjysmuar në pesë ditë për të pavaksinuarit) dhe me nxënës që pothuajse të gjithë do të kthehen në klasë.

Italia i jep “Lamtumirë” detyrimit të maskave në ambientet e jashtme në zonat e shpallura të bardha që nga e premtja e ardhshme, kur edhe diskotekat do të mund të rihapen me kapacitet deri në masën 50 për qind. Sipas autoriteteve italiane, “Rruga për rikthimin në normalitet shënon fillimin në këto orë”, por se “rihapja duhet të menaxhohet me kujdes”.

Izraeli ka braktisur virtualisht një rregull që u kërkon njerëzve të tregojnë dokumente për të vërtetuar statusin e tyre të vaksinimit, pavarësisht numrit rekord të pacientëve të sëmurë rëndë që vuajnë nga COVID-19.

Duke filluar nga sot, njerëzit duhet vetëm të provojnë se janë vaksinuar ose kuruar duke treguar “pasaportën e tyre jeshile” kur marrin pjesë në ngjarje të rëndësishme si dasma e të tjera. Kjo do të thotë që çdokush mund të shkojë në një restorant, kinema apo hotel, pa pasur nevojë të tregojë dokument ose prova se ka rezultuar negativ për koronavirusin.