Aktualitet

Situata me zjarret, reagon Rama: Forcat e Ushtrisë meritojnë respekt, nuk jemi vendi i vetëm që po përballet me zjarret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në vend, për shkak të temperaturave të larta.

Rama publikon video të Forcave të Ushtrisë dhe trupave Rangers, që janë angazhuar me helikopterë për shuarjen e flakëve, ndërsa thekson se puna e tyre në terren meriton respekt e inkurajim.

“Angazhimi disaditor për shuarjen e zjarreve në Karaburun e jo vetëm, nga Forcat e Ushtrisë dhe trupat Rangers në terren meriton respekt e inkurajim, në një kohë kur shumë vende po përballen me kërcënimin e zjarreve 👨‍✈️🛩 #SkaKohëPërPushim🏃‍♀️🏃🏻‍♂️”, shkruan Rama.