Aktualitet

Situata me zjarret, vijojnë aktive vatrat në Lezhë, Lushnjë e Himarë!

Në këto ditë të nxehta korriku, në vendin tonë janë disa vatra aktive zjarri, të cilat vijojnë prej ditësh.

Këtë pasdite ka rënë zjarr në një zonë të pyllëzuar në Lezhë, pranë Urës së Zogut. Flakët po djegin sipërfaqe të konsiderueshme në kufirin ndarës mes Lezhës dhe Rubikut, teksa favorizohen nga era.

Aktualisht në vend janë disa vatra aktive zjarri, në disa zona të tjera të Lezhës, në Lushnjë dhe Himarë.

Po ashtu një sipërfaqe toke me barishte është përfshirë ditën e sotme nga flakët në fshatin Vuno të Himarës.

Zjarri ka nisur rreth 14:45, ndërsa sikurse duket edhe në pamje, rrezikohen banesat pranë vatrës.

Një vatër zjarri është aktivizuar edhe në Bunavi të Vlorës. Po digjet një sipërfaqe e konsiderueshme ndërsa dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme nga banorët, të cilët çdo vit djegin arat pas korrjes së grurit.