Aktualitet

Situata në aeroportin e Rinasit, ja si shprehet Rama!

Situata në Kabul ka bërë që shumë shtetas afganë të duan të zhvendosen në vende të tjera. Edhe Shqipëria është një nga vendet pritëse gati për 1000 shtetas afganë. Në “Qytet Studenti” po bëhen përgatitjet e nevojshme për akomodimin e afganëve, ndërkohë që, edhe pranë aeroportit të Rinasit janë ngritur çadra të cilat do të bëjnë kontrollin e nevojshëm mjekësor të 300 të ardhurve të parë.

Ardhja e afganëve në vendin tonë është shtyrë orë pas ore, si pasojë e kaosit në aeroportin e Kabulit. Kjo është arsyeja se pse askush nga autoritetet e përfshira në këtë operacion humanitar nuk mund të përgjigjet me saktësi në lidhje me kohën ekzakte që afganët do të mbërrijnë.

Në një intervistë, kryeminstri Edi Rama është shprehur se 1000 afganët që do të vijnë janë gazetarë, punonjës social, mësues dhe bashkëpunëtorë të trupave amerikane.

Është kaq shqetësuese të lexosh se Shqipëria po i strehon afganët vetëm sepse na kërkoi SHBA, pasi është qesharake t’u kthesh kurrizin atyre dhe të fajësosh vetëm SHBA. Ne të gjithë ishim atje si NATO dhe këta njerëz ishin atje për ne, që besonin në idealet mbi të cilat qëndrojnë SHBA dhe BE.