Në qendrat e votimit të njësisë administrative Lukovë dhe Borsh, procesi i votimit ka ecur mirë dhe nuk ka pasur vonesa.
Në një vëzhgim në këto dy fshatra dhe pikërisht në shkollën nëntë vjeçare të Lukovës ku janë tre QV, procesi ka ecur mirë.
Deri tani kanë votuar 500 nga 2300 votues, ndërkohë që në zgjedhjet e vitit të kaluar votuan në total 700 votues.
Në shkollën 9 vjeçare të fshatit Borsh ku janë dhe dy Qv, procesi ka nisur normalisht dhe vazhdon.
Komisionerët shprehen se ka pasur një orë vonesë në mëngjes, por është rregulluar, ndërkohë që rreth 20 presona nuk janë lejuar në Borsh të votojnë pasi kartat e ID ishin skaduar.
Po ashtu edhe emigrantët që kanë votuar kanë qenë të shumtë, si ata që kanë shkuar për te votuar ashtu dhe ata që ndodhen me pushime në jug.