Politikë

Situata në vendgrumbullimin e mbetjeve në Fier, PD i bën thirrje qeverisë dhe institucioneve të shëndetit publik, që të fillojnë depistimet në terren!

Enkelejd Alibeaj, deputet i zgjedhur i PD dhe Gazmend Koduzi, Koordinator Kombëtar për PD-në, denoncuan sot atë që e cilësuan si katastrofë mjedisore në vendgrumbullimin e mbetjeve në Fier.

Alibeaj dhe Koduzi deklaruan se mafia e inceneratorëve në bashkëpunim me Edi Ramën ka zhvatur 26.5 milionë euro nga taksat e shqiptarëve dhe në këmbim japin vetëm këtë tym toksik.

Të dy përfaqësuesit e PD i drejtuan një thirrje qeverisë dhe institucioneve të shëndetit publik, që të fillojnë menjëherë depistimet në terren për të matur nivelin e ndotjes së ajrit, pasojat në shëndetin e qytetarëve, si dhe angazhimin e strukturave shëndetësore për diagnostikimin dhe trajtimin e komplikacioneve përkatëse.