Aktualitet

Situatë optimiste nga COVID-19 në vend, por nuk kanë të reshtuar viktimat

Tre persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vend si pasojë e koronavirusit, ndërsa janë regjistruar 91 raste të reja infeksioni.

Rastet e reja të infeksionit u regjistruan në: 23 raste në Tiranë, 8 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll Sarandë, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Lushnje, Mirditë, nga 3 raste në Durrës, Kurbin, Mallakastër, Gjirokastër, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Librazhd, Kamëz, Pogradec, Memaliaj, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Delvinë, Gramsh, Maliq.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk kanë mundur të fitojnë betejën me COVID: 2 pacientë nga Korça dhe 1 nga Shkodra, të moshave 52-83 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 6 janë të intubuar. Lajm i mirë është shërimi i 894 qytetarëve, duke e çuar totalin në 114 mijë e 362 që nga fillimi i epidemisë.

Edhe Kosova ka paraqitur shifra optimiste të pandemisë në 24 orët e fundit.

3 viktima nga koronavirusi u raportuan sot nga Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike me seli në Prishtinë. Nga mbi 2 mijë testime janë 158 raste pozitive me COVID-19. Lajm i mirë është shërimi i 346 pacientëve në 24 orë, ndërsa janë aktivë 7 mijë e 156 pacientë.

Prej fillimit të pandemisë Kosova ka regjistruar 106 mijë të infektuar, nga të cilët 2 mijë e 198 kanë ndërruar jetë.