Rajoni

S’ka konsensus, nuk ndryshon data e zgjedhjeve në Kosovë!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ashtu siç ka qenë e caktuar më herët.

Osmani i bëri komentet pas një takimi me përfaqësues të partive politike për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, për shkak të situatës së rënduar pandemike.

Osmani tha se pushteti dhe opozita nuk janë pajtuar për zhvendosjen e datës së zgjedhjeve.

Vetëvendosja ishte pro, por PDK, LDK dhe AAK nuk kanë pranuar.

Lumir Abdixhiku theksoi se vullnetarisht do të bëjë vetëm 5 ditë fushatë ose fare për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Edhe AAK ka rënë dakord për 5 ditë.

Po ashtu dhe kreu i PDK, Memli Krasniqi ishte për disa ditë fushatë ose fare.