Gossip Showbiz

Skandal në Vatikan! Nisin hetimet për “LIKE”-un e Papa Françesku-t ndaj fotos së modeles

Pak ditë më parë llogaria zyrtare e Papës në Instagram “pëlqeu” një foto të një modeleje braziliane thuajse të zhveshur. Shumë polemika u ngjallën sesi Kreu i Selisë së Shenjtë mund ta kishte kryer këtë veprim. Dhe nuk ka munguar reagimi i Vatikanit të cilët thuhet se janë duke hetuar rastin.

Sipas ‘BBC’, mbetet ende e paqartë se kur llogaria zyrtare e “pëlqeu” imazhin e modeles, Natalia Garibotto. Mediat filluan së pari ta raportojnë rastin para se të hiqej pëlqimi i këtij imazhi në platformë. Lidhur me këtë rast, zyrtarët në Selinë e Shenjtë thuhet se po e hetojnë rastin për të parë se si mund të ketë ndodhur një gjë e tillë në llogarinë e Papës. “Ne mund ta përjashtojmë mundësinë që pëlqimi erdhi nga Selia e Shenjtë”,-tha një zëdhënës i Vatikanit.

Ndërkaq, llogaria zyrtare e Papës në Instagram, e cila është nën emrin e përdoruesit ‘Franciscus’, ka 7.4 milionë ndjekës. Burimet pranë zyrës së shtypit të Vatikanit thanë se llogaritë menaxhoheshin nga një ekip punonjësish dhe një hetim i brendshëm tani është në proces.

Rikujtojmë, se modelja u befasua nga “LIKE” i ardhur në Instagram nga kreu i Papa Françesku. Në një reagim me humor ajo u shpreh: “Të paktën do të shkoj në parajsë”. Vatikani ka kërkuar shpjegime nga Instagrami se si është e mundur që llogaria e Papa Françeskut ka pëlqyer këtë foto.